7 mënyrat se si të shmangni problemet me inventarin në dyqanin apo restorantin tuaj
Nëse vini re se po humbisni vlera monetare apo keni mungesa në inventar dhe nuk mund ta kuptoni se nga se vjen kjo situatë, mund të kemi të bëjmë me rastin e sjelljeve jo korrekte nga stafi. Dhe kjo gjë ndodh në shumë biznese të kategorive të marketeve apo restoranteve, të mëdha apo pak më të vogla. Prandaj ata duhet të marrin masa për të evituar veprimtari të tilla dhe si pasojë dhe humbjet. Më poshtë do t’ju tregojmë se si mund të monitoroni restorantin tuaj apo dyqanin dhe disa truke që të shmangni problemet me inventarin në dyqanin apo restorantin tuaj thjesht nga instalimi i sistemit POS të shitjeve.
Të drejtat e përdoruesve në sistemet POS
Një sistem POS nuk mund të funksionojë nëse nuk ka përdorues sipas pozicioneve të punës që ka një dyqan. Përdoruesit kanë të drejta specifike ndërhyrjeje dhe kjo shërben si një element sigurie. Së pari, për të mos i dhënë akses në të dhëna një punonjësi që nuk i duhen shumë informacione për punën e tij. Por mbi të gjitha për të ndjekur gjithë procesin e punës së secilit. Kjo pasi në sistem për çdo veprim lihet një gjurmë që nuk mund të modifikohet.
Integrimi i inventarit me shitjen
Nëse ende nuk keni investuar në dyqanin tuaj apo restorantin me një sistem teknologjik shitjeje është e sigurtë që menaxhimi i tij ju krijon stres, ju humbet kohë dhe fitimet nuk janë në nivelin që do të donit. Pse? Nga vetë fjala sistem, programi integrohet në të gjitha pajisjet teknologjike dhe bën që shitja në kasë, në rastin e dyqanit, apo ajo në banak në rastin e restorantit, barit, kafenesë, të jenë të lidhura direkt me magazinën ku menaxhohet inventari. Kështu ju monitoroni në kohë reale qarkullimin e stokut, pasi hyrjet dhe daljet duhet të rakordohen në sistem. Këtë gjë e bën vetë sistemi. Në rast se evidentohet një diferencë, përsëri gjurmimi bëhet shumë lehtësisht përmes vepriemeve që janë bërë në sistem dhe nga kush.
Sigurohumi që për çdo shitje,të pritet faturë
Në një dyqan apo restorant është e rëndësishme të pritet faturë për çdo transaksion. Kjo sepse ruan të dhënat, bën deklarimet përkatëse në Platformën Qëndrore të Faturave në kohë reale, bëhet sipas ligjit por minimizon vjedhjet. Sigurohuni që dikush të menaxhojë kasën apo të ketë një përgjegjës që sigurohet që çdo faturë e klientit pritet.
Instaloni kamera sigurie te kasa / banaku ose në derën e pasme
Nëse keni mundësi të investoni dhe vini re vazhdimisht mungesa në stok apo në cash, instalimi i kamerave do të ndihmonte të verifikonit lëvizjet e dyshimta. Nuk ka nevojë që kamerat të vihen në të gjithë ambjentin. Mjafton në pika kyçe ku këto veprimtari ndodhin. Kombinimi i kësaj të fundit me sistemin POS të shitjes (logiPOS për marketet & logiBAR për baret dhe restorantet) do të eliminonte riskun, pasi e monitorojnë ambjentin plotësisht.
Analizo raportet që gjeneron sistemi
Ju mund të mësoni shumë vetëm duke studiuar raportet që ju gjeneron sistemi i shitjes POS. Këto raporte mund ti aksesoni nga kompjuteri ose përmes aplikacionit mobile (nëse e keni si opsion). Mënyra se si mund ta verifikoni është duke vënë re lëvizje jo të zakonshme të cash-it, aplikim promocionesh (prandaj shitësit fundor s’duhet të kenë akses të aplikojnë zbritje), apo raste kur punonjësi qëndron pas orarit zyrtar. Programet të japin mundësi të përcaktosh dhe një limit gjenerimi në bazë të një mesatarje në varësi të punës së përditshme.
Trajnoni menaxherët
Menaxherët janë shumë të rëndësishëm në punën tuaj. Përveçse të kenë aftësi menaxhuese duhet të jenë dhe njerëz të besuar. Ata duhet të monitorojnë procesin e punës dhe të raportojnë për çdo veprimtari që mund të jetë e dyshimtë. Mos harroni që të akuzosh dikë për sjellje jo korrekte është shumë e rëndë. Prandaj përpara se ti drejtoni gishtin dikujt, duhet të keni prova dhe fakte konkrete që nuk lënë hapësira justifikimesh. Menaxherët duhet të jenë të trajnuar që të ndjekin procedurat e punës dhe vigjilentë ndaj atyre që kanë nën varësi.
Mbështetuni në teknologji
Investoni në pajisje që suportojnë programe dhe i bëjnë proceset e punës sa më automatike. Blerja, shitja, inventari, hyrjet, daljet, faturat, menaxhimi i cash-it, pagesat me kartë debiti apo kredit. Të gjitha këto procese duhet të reflektohen në sistem çdo ditë. Gjithashtu mund të investoni në një makineri që numëron cash-in dhe gjeneron një raport pasi të bëhet mbyllja. Kjo shmang gabimin njerëzor por edhe hapësirat për manovra jo etike.
Një nga benefitet më të mëdha që kanë klientët dhe partnerët tanë është se bazuar në eksperienca të shumta, i konsultojmë për të marrë vendime që ju kursejnë jo vetëm para por edhe shumë energji apo kohë të çuar dëm kur nuk ka sisteme.
“Sot të kushton më shumë të mos investosh në teknologji, në softuere, në zgjidhje dixhitale.” Çdo ditë që kalon pa bërë një investim të tillë, ju po shtoni kostot implicite të biznesit që i vini re vetëm pasi funksiononi me sisteme. Dhe kjo e fundit, nuk është një frazë shitje apo marketimi, por ajo çfarë klientët tanë shprehin. Ky artikull është një guidë shumë e mirë që ju tregon se si të reduktoni riskun e vjedhjes në biznesin tuaj.
Këto pra ishin disa nga mënyrat praktike që nëse i aplikoni do ju ndihmojnë të shmangni problemet me inventarin, dhe të menaxhoni me siguri më të lartë biznesin tuaj.