program për menaxhim dyqani me palmar
flexstore është program për menaxhim dyqani me palmar në android. Programi integrohet me sistemet financiare dhe sistemin e fiskalizimit. Të dhënat si artikuj, çmime, gjëndje merren nga sistemet financiare dhe ju u nisni atyre dokumentat e krijuara në kohë reale. Me flexstore bëni porosi, shitje, blerje, transferta, inventar, pritje malli, skadenca, printim etiketash, etj.
veprime me artikujt në palmar
Merrni artikujt me barkode, çmime, gjëndje nga sistemet financiare në kohë reale. Skanoni barkodet ose kërkoni artikujt me emër ose kod për t’i shtuar në dokumenta. Regjistroni skadencat, bëni inventarin dhe printoni etiketa të skanueshme për raftet.
veprime me klientët
Me flexstore ju mund të krijoni dokumenta porosie ose fatura shitjeje për klientët tuaj. Zgjidhni klientin nga një listë e krijuar në aplikacion, vendosni artikujt me sasi, krijoni porosi apo fatura të fiskalizuara dhe printojini me printer portativ.
furnizime & transferta me palmar
Me flexstore mund të krijoni faturë blerjeje duke zgjedhur furnitorin, shtuar artikujt me sasi dhe nisur faturën tek ta. Bëni pritje malli duke skanuar kutitë apo mallin në pritje. Krijoni urdhër transferte për furnizim nga magazina qëndrore e rrjetit.
porosi & shitje
Krijoni dokumenta porosie ose fatura shitjeje
për shitje artikujsh klientëve tuaj.
blini nga furnitorët
Blini artikuj nga furnitorët, krijoni fatura
blerjeje dhe bëni pritjen e mallit.
transferoni artikujt
Krijoni dokumenta transferte për të transferuar
artikujt nga njëra magazinë në tjetrën.
bëni inventarin
Skanoni artikujt për t’i shtuar në inventar me
sasi dhe në zona e minizona të përcaktuara.
regjistroni skadencat
Skanoni artikujt për të shtuar datën e skadencës
dhe sasinë e artikujve me këtë skadencë.
printim etiketash
Printoni etiketa për artikujt dhe raftet.
Zgjidhni sasinë dhe përmasën e etiketës.