Program për distribucion, shitje me shumicë, parashitje
flexboard është një program në desktop për distribucion, shitje me shumicë, parashitje për planifikimin dhe monitorimin e operacioneve në terren. Programi mund të integrohet me sistemet financiare dhe ERP dhe aplikacionin webflex në cloud dhe me sistemin e fiskalizimit. Me flexboard krijoni planin e vizitave dhe të shitjeve dhe monitoroni veprimet e agjentëve në terren. Gjithashtu, mund të gjeneroni raporte që ju ndihmojnë të merrni vendime më të shpejta por edhe të ndiqni ecurinë e shitjeve ditore, mujore, 3-mujore, 6-mujore apo vjeçare.
Planifikoni operacionet në terren
Planifikoni vizitat e agjentëve, buxhetin, ofertat dhe promocionet, targetin dhe KPI për agjentët e klientët. Caktoni detyra, skeduloni punët e agjentëve në terren, përcaktoni targete për shitjet, shumë lehtë dhe shumë thjesht.
Monitoroni shitjet & agjentët
Me flexboard distribucion, ju mund të monitoroni sa janë realizuar targetet e përcaktuara për klientë, agjentë, shitje në përgjithësi. Aksesoni raporte të ndryshme që ju tregojnë me shifra, harta, grafikë, krahasime, etj. se si ka performuar biznesi në tërësi.
Krijoni oferta & receta
Me flexboard ju mund të krijoni ose aplikoni receta të gatshme për oferta, ulje, promocione dhe t’i caktoni ato për agjentët, klientët, ditët që zgjidhni. Krijoni oferta në faturë, çmim, artikuj, sasi, zbritje për klientë, etj.
plan vizitash
Krijoni plan apo itinerar vizitash për t’u ndjekur
nga operatorët me detyra dhe optimizim rutesh.
plan shitjeje
Krijoni plan shitjeje për ditë, javë, muaj, vit, operator,
klient, artikull, kategori dhe verifikoni realizimin.
krijoni oferta
Krijoni oferta promocionale dhe skema shitjesh
në pak hapa duke ndjekur skema të gatshme.
operatorë
Monitoroni operatorët në terren me gjurmim me GPS
dhe verifikoni realizimin e itinerarit dhe targeteve.
klientë
Regjistroni klientët me informacion kontakti dhe
vendndodhje. Gjeneroni raporte për veprimet me ta.
magazina
Bëni transferta, urdhëra transfertash dhe shitjesh,
fletë hyrje dhe dalje, caktim detyrash për operatorët.