program për dyqan market supermarket
logipos është program shitjeje për dyqan, market, supermarket dhe rrjete pakice, për menaxhimin e shitjeve apo shërbimeve. Integrohet me sistemin e ri të fiskalizimit dhe me sistemet financiare dhe ERP përmes cloud. Me logipos përpiloni fatura dhe i fiskalizoni ato. logipos lidhet me pajisjet moderne për menaxhimin e marketit dhe dyqaneve të pakicës si peshore rrjeti, skanues barkodesh, ekran për klientët, etj. Me logipos ju mund të menaxhoni shitjet, shërbimet, klientët, marketingun dhe raportet e shitjeve.
menaxhoni marketin ose dyqanin
logipos është program për dyqan, market, supermarket, për menaxhimin e funksionit të shitjeve në këto biznese. Listoni, skanoni, peshoni artikuj, krijoni fatura, aplikoni metoda pagese, shpërbleni klientët me kartë dhe promocione, krijoni abonime, pagoni fatura & gjoba.
program që fiskalizon automatikisht faturat
logipos është çertifikuar për fiskalizimin e faturave. Përmes modulit të fiskalizimit, logipos komunikon me admininstratën tatimore ku nis faturat dhe merr faturat e fiskalizuara, të cilat pajisen me numrin unik identifikues të faturës.
program që integrohet me sistemet financiare
logipos është program i përshtatshëm për rrjetet e pakicës me integrimin e tij në cloud. Ai integrohet me sistemet financiare nga ku merr të dhënat si artikuj, barkode, çmime, gjëndje dhe ku dërgon dokumentat e krijuara në kohë reale.
metoda pagese
Metoda pagese me para në dorë, karta krediti dhe debiti, aplikacion bankar dhe zgjedhje valute.
karta besnikërie
Ofroni pikë shpërblimi dhe mblidhni të dhëna & aksesoni raporte mbi blerjet nga klientët.
kupona & voucher
Nxisni klientët duke ofruar ulje me kupona, voucher, zbritje fature, pikë shpërblimi.
faturë në proces
Kur klienti kthehet për të marrë një produkt tjetër, lini faturën në pritje dhe hapni tjetër.
distina
Bëni mbylljen me distinën, duke përcaktuar sasinë e secilës monedhe dhe total.
xhiro ditore
Gjeneroni në sistem raporte shitjesh për artikuj, kategori, klientë, agjentë, orë, datë, pagesa.