aplikacion për bar, kafe, restorant
webbar është aplikacion për bar kafe dhe restorant për të marrë porosi dhe printuar fatura direkt nga tavolina. webbar lidhet me logibar dhe sistemet financiare.webbar lidhet me versionin në desktop logibar dhe me sistemet financiare dhe ERP. Mundëson fiskalizimin e faturave në mënyrë automatike, përmes modulit të fiskalizimit. Kamarierët mund të përdorin aplikacionin për të marrë porosinë nga tavolina. Ata mund të zgjedhin tavolinën, shtojnë artikuj në porosi, mbyllin dhe ndryshojnë tavolinën dhe turnin.
aplikacion për porosi dhe shitje bari
webbar përdoret për marrjen e porosive dhe krijimin e faturave direkt nga tavolina. Kamarierët mund të përcaktojnë tavolinën në aplikacion, kërkojnë artikujt përmes funksionit të kërkimit, të shtojnë specifika për porosinë dhe mbyllin tavolinat.
fiskalizoni automatikisht faturat
webbar është çertifikuar për fiskalizimin e faturave. Përmes modulit të fiskalizimit, webbar komunikon me admininstratën tatimore ku nis faturat e krijuara dhe merr faturat e fiskalizuara, të cilat pajisen me numrin unik identifikues të faturës.
integrim me sistemet financiare
webbar është program i përshtatshëm për rrjetet e pakicës përmes integrimit të tij në cloud. Ai integrohet me sistemet financiare nga ku merr të dhënat si artikuj, barkode, çmime, dhe gjëndje dhe ku dërgon dokumentat e krijuara në kohë reale.
faturim në tavolina
transferim tavoline
Transferoni një ose të gjithë faturat e tavolinës nga një tavolinë në një tavolinë tjetër.
xhiro & mbyllje turni
Kamarierët mund të kontrollojnë xhiron ditore nga celulari si dhe të bëjnë mbylljen e turnit.
bar & restorant
Programi mund të ndahet me zonë bari dhe restoranti, për të gjeneruar fatura për të dy zonat.
kategori & kërkim
Zhbironi listën e artikujve sipas kategorive
ose kërkoni me kërkimin e zgjuar.
specifika porosie
Ju mund të shtoni specifika apo detaje shtesë rreth porosisë së dhënë, direkt në faturë.