Program për dyqane dhe markete
eshop është program për dyqane dhe markete, për të plotësuar dhe fiskalizuar faturat. Me eshop, listoni artikujt me gjendje, kosto dhe çmime. eshop është i përshtatshëm për të gjithë llojet e bizneseve të pakicës, si markete, dyqane veshjesh, elektronike, bizhuteritë, parukeri, farmaci dhe biznese të ngjashme. Duke regjistruar artikujt qe tregtoni në këtë platformë, do të automatizoni proceset e punës, dhe si pasojë do ti kurseni vetes shumë kohë dhe energji. Normalisht, kjo do të konvertohet në një rendiment më të lartë dhe vendime më të zgjuara, pasi pjesën më të madhe të punës do ta bëjë vetë sistemi.
përpiloni fatura shitjeje
Shtoni artikujt në faturë duke i skanuar ato me skanues barkodesh. Përcaktoni sasinë e artikujve për shumë artikuj të njëjtë. Ju mund edhe të shtoni ulje për artikuj, për faturën ose për klientin.
listoni artikujt me gjëndje
Regjistroni artikujt në sistem duke specifikuar emërtim, çmim, përbërje, furnitorët e zakonshëm, specifika, esktra, gjëndje, etj. Gruponi artikujt në kategori dhe aksesojini në menu. Shikoni gjëndjet e artikujve në magazina sipas datës.
përpiloni fatura blerjeje
Regjistroni furnitorët në sistem. Krijoni faturë blerje dhe specifikoni furnitorin, artikujt, çmimet dhe totalet. Gjeneroni raporte për të parë të gjitha faturat dhe veprimet me furnitorët, pagesat e bëra.
fatura
Përpiloni fatura duke përcaktuar artikujt nga menuja,
sasitë, klientin, uljet e aplikueshme, dhe printoni.
menu artikujsh
Listoni artikujt në menu sipas kategorive. Përcaktoni
çmime, ulje të aplikueshme. Shikoni gjëndjen.
gjëndje artikujsh
Shikoni gjëndjen e artikujve në magazinë sipas datës
së përcaktuar. Gjeneroni raporte magazine.
regjistrim furnitorësh
Ju mund të regjistroni furnitorë, dhe të aksesoni
dokumentat si ditari i furnitorit, fatura, etj.
monitorim stafi
Gjeneroni raporte të ndryshme për të parë
performancën e stafit dhe monitoruar prezencat.
shpërbleni klientët
Regjistroni klientët si individë apo kompani.
Vendosini në kategori për të aplikuar zbritje për ta.