program për markete dhe dyqane pakice
logipos është program për dyqanet e marketet dhe dyqanet e pakicës për menaxhimin e shitjeve. Është programi më i përshtatshëm për rrjetet e pakicës. Me logipos ju plotësoni të gjithë nevojat për menaxhimin e një pakice. Programi integrohet me pajisjet moderne të menaxhimit të një dyqani, integrohet me sistemet financiare, lejon fiskalizimin e faturave, menaxhon klientët dhe marketingun, mundëson inventarin dhe blerjet dhe shumë më tepër.
1. Fiskalizoni faturat
Me logipos ju fiskalizoni menjëherë faturat. Programi është i lidhur me sistemin e fiskalizimit dhe dërgon faturat menjëherë tek administrata tatimore për fiskalizimin e tyre. Faturat e fiskalizuara kanë numrin identifikues të faturës dhe kodin QR që mund të skanohet.
2. Integrim me sistemet financiare
logipos integrohet me sistemet financiare dhe ERP. Merr prej sistemeve financiare master data dhe u dërgon dokumentat e krijuara në kohë reale.
3. Lidhje me pajisje moderne
logipos lidhet me të gjithë pajisjet moderne për menaxhimin e dyqanit dhe marketit si peshore rrjeti, skanues barkodesh, ekran për klientët, sirtar lekësh, POS për pagesa etj.
4. Metoda pagesash
Me logipos klientët mund të paguajnë në çdo mënyrë të mundshme në treg, me para në dorë, karta krediti dhe debiti dhe aplikacion bankar duke skanuar një kod QR. Ata mund të paguajnë dhe në metodë mikse me para në dorë dhe kartë. Gjithashtu mund të zgjedhin valutën.
5. crm dhe karta besnikërie për markete dhe dyqane shumice
Krijoni një databazë klientësh, shpërblejini ata dhe mblidhni të dhëna mbi blerjet e klientëve. Shpërbleni klientët me pikë dhe kur kanë ditëlindjen. Gjeneroni raporte mbi blerjet e klientëve.
6. Kupona dhe voucher
logipos lidhet me modulin e marketingut për gjenerimin e ofertave, krijimin e kuponave dhe voucherave, katalogëve me çmime preferenciale, happy hour, bundle packs, etj. Shpërbleni klientët dhe motivoni kthimin e tyre në dyqanet tuaja.
Për të mësuar më shumë rreth logipos, na shkruani në [email protected], ose telefononi në 067 20 00 178.