Software POS (point-of-sale) është thjesht programi më i rëndësishëm që duhet të ketë një restorant. Mund të themi pa frikë që instalimi i këtij programi do ju lehtësojë proceset e punës dhe do ta bëjë punën më produktive. Sigurisht që mënyra se si e keni dekoruar restorantin apo si e marketoni atë, ndihmojnë që ky lloj biznesi të jetë i sukesshëm, por që të vazhdojë të qëndrojë i tillë, duhet patjetër të menaxhohet së brendshmi përmes një sistemi POS.
Ky sistem, po ta analizosh me kujdes, nuk ndihmon vetëm për të monitoruar transaksionet por mbulon dhe shumë punë të tjera po kaq të domosdoshme.
Pra, si ndihmon një sistem POS ose një sistem për manaxhimin e restorantit në thjeshtëzimin e proceseve të punës?
Ju ndihmon të rrisni cilësinë e shërbimit:
Ndërkohë që industria e hoteleri-turizmit po bëhet gjithmonë e më konkurruese në treg, nevoja për të menaxhuar përmes një sistemi POS bëhet më emergjente. Procesi i transaksioneve që kryhen gjatë një dite pune janë njëri prej aspekteve që duhen konsideruar shumë seriozisht dhe që konsumon shumë kohë. Dhe ky është momenti ku një sistem POS futet në lojë. Ai jo vetëm automatizon transaksionet e çdo dite por i krijon hapësirë menaxherit/pronarit të biznesit të merret më shumë me punonjësit dhe aftësitë e tyre për tu shërbyer me cilësi më të lartë klientëve. Nëse përdoret me efikasitet, shërbimi përshpejtohet dhe gjithashtu ankesat e klientëve mund të zgjidhen me më tepër efikasitet.
Redukton riskun e mashtrimit përmes programit
Me një softuer të menaxhimit të restoranteve, pronarët e restoranteve mund të gjurmojnë çdo transaksion përmes sistemit, gjë që i ndihmon më tej ata të zvogëlojnë rrezikun e mashtrimit në restorant. Sistemi POS ofron një proces autorizimi në çdo nivel të menaxhimit, duke e bërë atë plotësisht të sigurt. Një avantazh tjetër i të paturit të një sistemi kaq të fortë është se ndërsa menaxheri dhe pronari mund të kenë akses të plotë në të, disa punonjës mund të kufizohen për të hyrë në seksione të caktuara.
Instalimi i sistemit POS redukton riskun e vjedhjes:
Nuk mund të mohohet se edhe restoranti është i ekspozuar ndaj rrezikut të vjedhjes. Vjedhja mund të ndodhë në çdo pjesë të restorantit. Por ajo që është thelbësore është të dihet nëse vjedhja është bërë nga një palë e brendshme apo e jashtme dhe të mos lejohet ta bëjnë atë. Dhe kjo mund të bëhet lehtësisht sapo të filloni të përdorni softuerin e menaxhimit të restorantit. Sistemi krijon transparencë për sa i përket transaksioneve, duke i bërë regjistrimet e çuditshme dhe jo të zakonshme lehtësisht të identifikueshme.
POS i restorantit e bën më të lehtë ndjekjen e shitjeve:
Në një restorant llogaritet çdo ditë qarkullimi i parave cash dhe atyre përmes kartave të kreditit. Por pas vendosjes së softuerit POS të restorantit me ekran me prekje, bëhet shumë e lehtë ndjekja e këtyre transaksioneve të shitjes deri në qindarkën e fundit. Softueri POS gjithashtu prodhon raporte që i tregojnë menaxherit të restorantin se cili nga artikujt ka ecuri më të mirë se cili jo.
Sistemi POS e bën procesin e regjistrimit të të ardhurave dhe shpenzimeve shumë më të thjeshtë:
Duke vendosur softuerin POS, në restorant, të gjitha të dhënat futen saktë në sistem, duke i kursyer kështu shumë kohë dhe përpjekje personit që e menaxhon atë. Gjithashtu, të gjitha raportet & pasqyrat financiare janë më të sakta kur bazohesh në të dhënat e sistemit, sepse shmanget gabimi njerëzor.
Kombinimi i modulit të shitjes me atë të marketingut për oferta dhe “happy hours”
Sistemi ju jep mundësinë të kujdeseni për klientët tuaj duke aplikuar çmime preferenciale për artikujt apo kategoritë për orë, ditë dhe sezona të caktuara. Një tjetër mundësi është të kombinoni artikuj nga kategori të ndryshme në paketa ose menu me çmime preferenciale.