Aplikacion për pagesat nga celulari
Në realitetin e ri të pandemisë dhe distancimit social, mënyra më e sigurtë për të paguar faturën qoftë në një bar-restorant, supermarket apo në terren në kontekstin e shitjeve me shumicë, është përmes aplikacionit të pagesave në celular. Prandaj dhe ne kemi krijuar flexPAY, aplikacion mobile për pagesa nga celulari, përmes të cilit klientët e bar-restoranteve, distribucionit, mund të bëjnë pagesat e faturave pa qenë nevoja të nxjerrin paratë apo kartat nga kuleta.
Çfarë është flexPAY?
flexPAY është aplikacion mobile për pagesa nga celulari i cili mundëson kryerjen e pagesave përmes smartfonëve. Klientët mund të paguajnë faturat me aplikacionet e tyre bankare, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga flexPAY për këto fatura. Lidhja me flexPAY është e sigurtë. Veç fjalëkalimit ju plotësoni dhe një kod që ju vjen në email. Klientët mund të skanojnë një kod QR i cili krijohet duke vendosur vlerën dhe numrin e faturës.
Si funksionon flexPAY?
Ju krijoni një kod QR në flexPAY duke vendosur numrin e faturës dhe vlerën për t’u paguar. Gjatë një kohe të limituar të matur me numërim mbrapsht, klienti shkon në aplikacionin e tij bankar dhe hap funksionin për skanim kodi për pagesa, skanon kodin dhe konfirmon pagesën. Ju merrni njoftimin menjëherë se pagesa është kryer.
Arkivë dhe raporte
Ndërkohë të gjitha pagesat e bëra përmes flexPAY ruhen në aplikacion në formë arkive. Ju mund t’i aksesoni ato dhe të gjeneroni raporte dhe grafikë për të parë aktivitetin ditor apo aktivitetin orar.
Pse ju duhet flexPAY?
Nëse keni një bar, kafene, restorant, mund t’ia ofroni këtë shërbim klientëve tuaj në mënyrë që ata të paguajnë pa nxjerrë para apo karta nga kuleta. Nëse keni një biznes distribucioni apo shitjeje e-commerce, agjentët në terren ia mundësojnë këtë shërbim blerësve tuaj duke i mundësuar pagesën në terren menjëherë pas dërgimit të porosisë. Kontaktoni një menaxher shitjeje për më shumë informacion rreth flexPAY.