Program për rezervime dhe check-in check-out për hotelet

by | Aug 7, 2020 | Uncategorized @sq

hoteleri, epoint program menaxhimi dhe rezervimi per hotelet

Nëse keni një hotel, dhe nuk keni një program për të automatizuar procesin e rezervimeve dhe check-in, check-out, çfarë po prisni? Logical sjell tek ju ePoint hoteleri, programin më të sofistikuar për regjistrimin e klientëve, përpilimin dhe printimin e faturave, kryerjen e parapagesave dhe pagesave, regjistrimin e shërbimeve të ndryshme dhe shumë më tepër. Automatizimi i rezervimeve do ju ndihmojë të menaxhoni më mirë klientët dhe të krijoni një avantazh shërbimi për ta.

Rezervimet apo booking!

Ju mund të bëni rezervimet për individë apo grupe dhe të përcaktoni llojet e dhomave. Kontrolloni rezervimet me numër konfirmimi, dhe printoni rezervimet nga sistemi. Në sistem dalin dhomat që janë të zëna dhe dhomat e lira në format të lehtë për t’u përdorur. 

Check-in dhe Check-out

Ju mund të regjistroni klientët kur ata paraqiten për check-in dhe të bëni check-out në sistem për të liruar dhomën sërish. Mund të shtoni persona nëse paraqiten persona plus, mund të përcaktoni shërbime si pastrimi, etj. Check-in dhe check-out është mjaft i lehtë për t’u përdorur me ePoint hoteleri.

Faturat dhe pagesat

Ju mund të evidentoni balancën aktive dhe balancën e mbyllur të klientit dhe krijoni dhe printoni fatura tatimore për individë ose grupe. Regjistroni pagesat dhe arkëtimet me monedha të ndryshme. Bëni mbylljen e balancës së klientit dhe bëni mbylljen e veprimeve ditore nga turni i natës. Logical është i çertifikuar nga AKSHI & DPT për fiskalizimin, kështu që çdo transaksion do të jetë sipas rregullave të fiskalizimit. 

hoteleri, epoint program menaxhimi dhe rezervimi per hotelet

Pse ju duhet ePoint hoteleri?

Sepse është sistemi më i sofistikuar për booking, check-in dhe check-out i cili do t’ju lehtësojë punën në hotelet tuaja dhe shkurtojë orët e tepërta së kontrolluari rezervimet, dhomat e lira, faturat dhe pagesat. Automatizimi nuk është e ardhmja: është e tashmja! Kontaktoni një menaxher shitjeje për më shumë informacion rreth ePoint hoteleri ose për të rezervuar një takim.