Zhvillime të reja tek sistemi i fiskalizimit nga DPT

 

Sistemi i fiskalizimit, prej rreth nje viti e gjysmë tanimë në Shqipëri, vjen me ndryshime të herëpashershme. Logical është gjithmonë i gatshëm për tu përshtatur me rregullat e reja dhe të transmetojë këtë informacion tek klientët e tij aktual apo potencial. Zhvillime të reja vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

 

Nga data 10 Gusht bëhet kalimi automatik i faturave nga statusi dorëzuar në atë pranuar

 

Administrata Tatimore ka dhënë njoftimin për tatimpaguesit që disa zhvillime të reja kanë ndodhur tek sistemi i fiskalizimit. Nga data 10 Gusht, faturat do të kalojnë automatikisht nga statusi dorëzuar në atë pranuar.

“Ky zhvillim ka impakt tek tё gjithё ata tatimpagues, tё cilёt ende nuk kanё ndёrmarrё asnjё veprim pёr faturat elektronike të blerjes, (pranim/refuzim). Tё gjitha faturat qё shfaqen me status Dorёzuar, pra që nuk ёshtё bёrё asnjё veprim mbi to, ekzekutimi i kësaj procedure do të kalojë automatikisht në statusin PRANUAR (accepted)”- sqaron Administrata Tatimore. 

DPT kërkon nga të gjithë bizneset të kryejnë verifikimet përkatëse për faturat e blerjes. Kjo pasi në momentin e kalimit në ambientin LIVE këto fatura do të pranohen automatikisht.

Ndryshimi ka ndodhur në kuadër të zbatimit të ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar. Ai synon të lehtësojë sa më shumë procesin për tatimpaguesit.

 

Thirrje për rinovim çertifikate fiskalizimi

 

Duke ju sjellë në kujtesë njoftimin nga DPT, Logical ju bën thirrje të merrni masa paraprake për rinovim të çertifikatës së fiskalizimit në përputhje me afatet e vlefshmërisë së saj. Ju duhet të bëni kërkesë për rinovim të paktën 30 ditë para datës së skadencës së çertifikatës aktuale në portalin e-Albania. Klikoni këtu për të ndjekur hapat për një aplikim të suksesshëm. 

Gjithashtu Administrata Tatimore rikujton që aplikimi për rinovimin e nënshkrimit elektronik për fiskalizim është i njëjtë si herën e parë. 

Kontaktoni menaxherët tanë të shitjes pasi të merrni çertifikatën e fiskalizimit. Ata do t’ju njoftojnë nëse keni shërbime fiskalizimi të papaguara dhe do të riaktivizojnë fiskalizimin (kliko këtu për informacione mbi programin e fiskalizimit logiFIS) pasi të keni marrë çertifikatën.

Na kontaktoni:

×