programe fiskalizimi, program fiskalizimi, platforma qendrore e faturave,fiskalizim faturash

logifis

logifis është program fiskalizimi faturash dhe transfertash për bizneset. logical është çertifikuar për të ofruar shërbimin e fiskalizimit në cilësinë e zhvilluesit dhe mirëmbajtësit. Fiskalizimi ofrohet përmes programeve tona të cilat janë të integruara me sistemin e fiskalizimit dhe si zgjidhje shtesë për palë të treta të cilët nuk janë çertifikuar për fiskalizim.

Programet tona janë të çertifikuara nga AKSHI – dhe çdo faturë lidhet me sistemin Platforma Qendrore e Faturave që administrohet nga ky institucion.

programe fiskalizimi, platforma qendrore e faturave, iskalizim faturash
platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

zgjidhjet e logical për fiskalizim

logical është çertifikuar si për të ofruar shërbimin e fiskalizimit si zhvillues dhe mirëmbajtës i zgjidheve fiskalizuese. Aplikacionet tona për shitje me pakicë, bar-restorant-hoteleri, logjistikë dhe distribucion janë të integruara me sistemin e fiskalizimit.

zgjidhje e fiskalizimit për palë të treta

logical ofron procesin e fiskalizimit si shërbim më vete dhe për bizneset që kanë aplikacionet e veta për fatura, por të cilat nuk janë çertifikuar për fiskalizim. Në këtë rast logical shërben si ndërmjetës midis biznesit dhe platformës së tatimeve për fiskalizimin e faturave.

Çfarë është fiskalizimi?

Fiskalizimi është tërësia e masave të marra për të zvogëluar evazionin fiskal në të gjithë transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjithë transaksionet (faturat e krijura) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.

Cilët janë subjektet e fiskalizimit?

(1) institucionet publike
(2) bankat dhe institucionet financiare dhe jo-bankare
(3) të gjithë tatimpaguesit të cilët lëshojnë fatura për shitje
produktesh dhe shërbimesh

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi
platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

Si funksionon fiskalizimi?

Procesi i fiskalizimit mundëson dërgimin e të dhënave tek Administrata Tatimore. Tatimpaguesi dërgon të dhënat e faturës në format XML në serverin e Administratës Tatimore përmes zgjidhjes softuerike që përdor për krijimin e faturave.

Serveri i Administratës Tatimore konfirmon marrjen e faturës duke i dhënë faturës një kod unik, numrin unik identifikues të faturës. Më pas Tatimpaguesi i lëshon klientit faturën e fiskalizuar e cila përfshin këtë numrin unik identifikues të faturës. I gjithë procesi realizohet nga platforma qendrore e faturave.

  • numri unik identifikues i faturës

Numri Unik Identifikues i Faturës, shkurtimisht NUIF, është një numër unik për çdo faturë i cili përcakton lidhjen midis faturës dhe lëshuesit të faturës dhe shërben si e dhëna kryesore e faturës për qëllim të identifikimit dhe regjistrimit të saj në librat e shitjes dhe blerjes.

Sistemi i Informacionit të Administratës Tatimore gjeneron Numrin Unik Identifikues të Faturës pasi përfundon procesin e verifikimit të faturës me sukses, dhe ia dërgon këtë numër tatimpaguesit për të konfirmuar se të dhënat e faturës janë pranuar në mënyrë të rregullt.

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi
platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi
  • si të konfirmoni faturën fiskale?

Marrësi i faturës mund të verifikojë fiskalizimin e saj brenda 60 ditëve nga lëshimi i faturës, përmes platformës qëndrore të faturës, me një aplikacion të veçantë që skanon kodin QR në faturë, dhe në zyrën e Administratës Tatimore.

Në rastet kur marrësi i faturës është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë fiskalizimin e faturës tek platforma qëndore e faturës, sepse fatura regjistrohet në librin e tij të blerjes.

Çertifikata e pajisjes fiskale

Çertifikata dixhitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. E njëjta çertifikatë dixhitale mund të përdoret për të gjitha pajisjet fiskale të biznesit. Këtë çertifikatë mund ta aksesoni nga Platforma Qendrore e Faturave. 

Kriteret e printerit

Printeri i faturave i përdorur nga lëshuesit e faturave, i përmbush të gjitha kriteret nëse printon kodin QR dhe të gjithë informacionin e detyrueshëm, siç është përcaktuar në ligjin e fiskalizimit.

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi
platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

Kur duhet të printoni faturën?

Printoni faturën (duke përdorur një program fiskalizimi) për çdo transaksion me para në dorë përveç se kur :
(1) shërbimet e shitura janë elektronike
(2) furnizimi i mallarave apo shërbimeve kontraktohet përmes një aplikacioni në celular apo dyqani online.

Mund të bëni ndryshime në faturë?

Ju nuk mund të ndryshoni faturën pasi e keni printuar, sipas ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligjit të fiskalizimit. Por ju mund të bëni saktësime duke lëshuar faturë korigjuese. Me program fiskalizimi këtë mund ta bëni lehtësisht.

  • ruajtja e faturave

Faturat duhet të ruhen nga tatimpaguesi në format dixhital sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Tatimpaguesi mund të ruajë faturat edhe në cloud.

  • afatet e ngarkimit të faturave

Ngarkimi i faturave duhet bërë brenda 48 orëve, në rastet kur ka probleme me lidhjen e internetit. Nëse pajisja fiskale nuk funksionon, tatimpaguesi duhet ta riparojë/zëvëndësojë atë brenda 5 ditëve.

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

Na kontaktoni: