Gjenerimi i Leads, fjala kyçe në biznes

 

Në 17-18 Shkurt 2022, u organizuar në Tirana International Hotel trajnimi me temë “Gjenerimi i leads, psikologjia e blerësit & arti i negocimit”, nga Paul Vincenti. Ai është tranjeri i  mbi 600 000 personave në të gjithë botën. Në këtë trajnim morrën pjesë biznese nga industri të ndryshme, ku ishin të ftuar dhe stafi i shitjes & marketingut të Logical Albania.

Trajnimi shtoi vlerë për të gjithë pjesëmarrësit, pasi  gjenerimi i leads, psikologjia e blerësit & arti në negocim, janë baza mbi të cilën çdokush që operon në biznes, duhet ti njohë.

gjenerimi i leads

 

Por cilat ishin disa nga pikat kryesore që vlen të përmendim në këtë postim?

 

Ti je një “Lead Generation Machine”

 

  • Gjenerimi i leads duhet të jetë një prioritet kryesor për të gjithë agjetët e shitjes. Kjo arrihet duke analizuar mirë klientin  / konsumatorin ideal, duke kuptuar veprimtarinë e tij dhe se cilat janë burimet bazë nga ku mund të vijnë klientët tuaj.
  • Përdorimi i një sistemi / software që ruan të dhënat e klientëve përbën një avantazh të madh.
  • Përpiquni të gjeni vazhdimisht burime të reja duke përdorur të gjitha mundësitë.
  • Bëni marketing gjithmonë e më shumë.

 

gjenerimi i leads

 

Psikologjia e Blerësit

 

Që të mund të jesh shitës i mirë, duhet të jesh një njohës i mirë i blerësit tënd ideal. Së pari, gjatë trajnimit theksuam se 80% e blerjeve janë me bazë emocionale. Prandaj duhet kuptuar mirë se si funksionon zona limbike e cila është selia e ndjenjave të një personi.

Kjo nis që nga mënyra se si e gjejmë klientin, si i shesim, si i shërbejmë, çfarë e motivon, çfarë e bën të lumtur, çfarë i krijon ngarkesë emocionale apo mentale. Të gjithë këta elementë na ndihmojnë të jemi më profesionistë, të kemi rendiment më të lartë në punë dhe të krijojmë një databazë klientësh besnikë. Psikologjia na mëson se nëse kienti ynë arrin të perceptojë produktin apo shërbimin  që ofrojmë me 5 shqisat e tij, shansi që të konvertohet në blerës rritet me 80%.

 

Arti në Negocim

 

Negocimi është art, sepse nuk ka një formulë fikse që garanton sukses, por nga ana tjetër, ekzistojnë parime që e bëjnë negociatën një “lojë” shumë interesante. Sipas Paul Vincenti, ja cilat janë disa nga “sekretet” për një negociatë të suksesshme:

  • Trego vetëbesim – projekto besim në atë që thua dhe vepron. Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme.
  • Ndihu fitimtar që para se të hysh në negociatë.
  • Përdorni fjaën “sepse” si mekanizëm psikologjik bindës. Kjo rrit 4 herë më shumë mundësinë  e blerjes.
  • Mbaj men gjithmonë emrin e blerësit dhe përmende atë.
  • Pyet dhe kërko feedback.
  • Lexo gjuhën e trupit të tij.
  • Tregojini atyre se çfarë meritojnë.
  • Tregoni histori reale. Kjo është një teknikë e fuqishme nëse mëson ta zotërosh.
  • Nxisni blerësin të mendojë se çfarë do të humbasë nëse nuk bën atë blerje.

 

Suksesi nuk është një destinacion. Për këtë arsye, duhet të përditsohemi vazhdimisht me praktikat më të mira që ofron tregu ndërkombëtar për të qenë më afër klientit tonë ideal. Vetë duke i rritur në nivel individual, mund të rritemi dhe në nivel kolektiv.

 

Logical është falenderues që pati mundësinë të merrte pjesë në trajnim. Tashmë kemi një listë të re metodash që mund të implementojmë për ti shërbyer më mirë klientit.