flexPAY

aplikacion android për pagesa

flexPAY është një aplikacion për të bërë pagesa me smartfon. Klientët mund të paguajnë faturat me aplikacionet e tyre bankare, duke skanuar kodin QR të gjeneruar nga flexPAY për këto fatura. Kjo gjë ndihmon klientin të jetë më fleksibël.

pagesë faturash

Me flexPAY krijoni kod QR duke vendosur numrin e faturës dhe vlerën për t’u paguar, dhe gjeneroni një kod QR. Klienti skanon kodin me aplikacionin bankar për të paguar faturën.

siguri dhe prakticitet

Me flexPAY lidheni përmes një verifikimi të dyfishtë me fjalëkalim dhe me kod OTP i cili çohet në adresën tuaj të emailit në çdo lidhje. Pagesa është e lehtë për t’u bërë dhe praktike.

arkivë pagesash & raporte

Ju mund të aksesoni pagesat e bëra në një arkivë pagesash, si dhe të gjeneroni raporte dhe grafikë për aktivitetin ditor dhe orar. 

LIDHJE ME BANKËN

flexPAY lidhet me llogarinë tuaj bankare duke mundësuar pagesat e faturave me aplikacion.

LIDHJE E SIGURTË

Lidhja me flexPAY është e sigurtë. Veç fjalëkalimit ju plotësoni dhe një kod që ju vjen në email.

PAGESË ME KOD QR

Klientët mund të skanojnë një kod QR i cili krijohet duke vendosur vlerën dhe numrin e faturës.

KOHË E LIMITUAR

Kur gjeneroni një kod, fillon numërimi mbrapsht me kohën e përcaktuar për të paguar faturën.

PAGESË FATURASH

Klienti paguan një faturë duke skanuar kodin QR me aplikacionin e tij/saj bankar.

HISTORIKU I PAGESAVE

Transaksionet e kryera ruhen në aplikacion, dhe ju mund të aksesoni një historik të tyre.

AKTIVITETI DITOR

Ju mund të gjeneroni raporte dhe grafikë për aktivitetin ditor për 7, 14, 21, 30 ditë dhe në total.

AKTIVITETI ORAR

Ju mund të gjeneroni raporte dhe grafikë për të parë aktivitetin orar për çdo datë në kalendar.

flexPAY - aplikacion android për pagesa

aplikacion finance i cili mundëson kryerjen e pagesave përmes smartfonëve

×