5 ide se si mund të shpërbleni klientët tuaj me program besnikërie

A e dini se të kesh një program besnikërie në restorant është mundësia më e mirë për të riftuar vizitorët tuaj?

Si një industri që varet nga luhatjet e tregut dhe sjelljet e konsumatorit, restoranti lidhet ngushtësisht me klientët besnikë për të pasur një reputacion të mirë. Janë vizitorët e rregullt burimi i vazhdimësisë së biznesit dhe jo klientët e rastësishëm.

Nëse jeni duke kërkuar pak frymëzim se si të shpërbleni klientët tuaj besnik jeni në vendin e duhur.

karta besnikerie, program marketingu, happy hours

 

Benefitet e të pasurit një program besnikërie për restorantin

 

Të kesh një program besnikërie në restorant ka dy përfitime kryesore:

  • Nxit vizitorët të rikthehen.
  • Rrit vlerën mesatare të porosive.

 

Rritja e numrit të klientëve që rikthehen

 

Një program besnikërie në restorant luan një rol të madh në mbajtjen e klientëve. Kur luani me blerjet – për shembull duke konvertuar paratë në pikë dhe i jepni klientëve mundësinë të fitojnë shpërblime ose të blejnë artikuj në restorantin tuaj pasi grumbullojnë një numër të caktuar pikësh – ju po i nxitni ata të vazhdojnë të kthehen. Ata do të fillojnë t’i shohin blerjet e tyre jo si shpenzim të parave, por më shumë si shpërblim në një lojë.

Për fat të mirë, fokusimi në mbajtjen e klientëve shpërblehet – kjo me plot kuptimin e fjalës. Sipas Harvard Business Review, kushton 5-25 herë më shumë për të marrë një klient të ri sesa për të rikthyer ata që janë ekzistues. Për shkak se klientët tuaj tashmë e njohin dhe e pëlqejnë restorantin tuaj, nuk është një betejë e vështirë për t’i bërë ata të kthehen.

 

Rritja e sasisë së porosisë

 

I njëjti studim i Harvard Business Review zbuloi se rritja e besnikërisë së klientit me vetëm 5% mund të rrisë të ardhurat midis 25-95%. 

Por si? Programet e besnikërisë së klientit mund të shtojnë porositë duke ju ndihmuar të shisni më shumë dhe në kategori të ndryshme. Për shembull, nëse u ofroni pikë bonus klientëve që porosisin një kombinim në vend të një produkti, klienti do të nxitet të porosisë më tepër për të fituar pikët. Ose nëse marrin një kombinim të caktuar, të jepni diçka si dhuratë. Kjo gjithashtu mund të përdoret si strategji për të nxitur më shumë porosi.

Programi i besnikërisë mund të integrohet dhe me porositë në internet. Kështu stimulohen porositë e përsëritura nga të gjithë kanalet – online apo në dyqan.

 

 

Ide & shembuj për programet e besnikërisë së klientëve

 

program besnikerie, karta besnikerie, ulje ne cmime

 

Pasi ju treguam se përse është i rëndësishëm një program besnikërie për klientët e restorantit tuaj po ju sjellim disa ide frymëzuese.

 

1. Shpërblimi i bazuar në pikë

Si funksionon:

Në një program besnikërie të bazuar në pikë, klientët fitojnë një numër të caktuar pikësh për çdo vlerë parash që shpenzojnë. Ata mund të fitojnë dhe vetëm duke vizituar restorantin. Restoranti mund të japi 1 pikë për çdo 100 lekë të shpenzuara.

Klientët më pas mund t’i përdorin pikët e tyre për ushqim ose produkt për t’i blerë në vlerat që ju vendosni. Ato mund t’i përdorin dhe si kredit në restorantin tuaj. Për shembull, me 100 pikë, ju mund tu jepni një vlerë parash ose t’i shkëmbeni pikët e tij me një pjatë dytësore falas.

Shembull:

Një restorant hamburgerash përdor programi besnikërie me shpërblimin bazuar në pikë. Pasi fitojnë 75 pikë ata mund të përfitojnë një pije freskuese falas, dhe pas 100 pikëve një milkshake. 200 pikë mund të shkëmbehen me një hamburger dhe me 300 pikë klienti fiton një bluzë.

Këshilla:

Mbajeni sistemin tuaj të pikëve njëlloj për të gjithë dhe të thjeshtë. Nëse klientët janë të qartë se çfarë do të përfitojnë – për shembull, për 2000 lekë të shpenzuara jep një produkt falas- ata do të jenë më të nxitur për të marrë pjesë.

 

2. Shpërblimet të bazuara në artikuj

 

Si funksionon:

Duhet të jeni të njohur me mënyrën tradicionale të shpërblimit të klientëve. Merrni një sasi nga produkti dhe përfitoni një tjetër dhuratë. Për shembull, blini 9 pjata dhe merrni të 10-tën falas.

Ky tip shpërblimi mund të ofrohet dhe në një format tjetër. Si fillim zbatohet një program për mbledhje pikësh. Më pas ato mund të përdoren për të fituar një produkt të caktuar në varësi të pikëve të grumbulluara. Për shembull, mund të japësh një ëmbëlsirë falas me çdo 50 pikë të fituara.

Shembull:

Një restorant hamburgerash ka një shpërblim për klientët të cilët kanë provuar çdo hamburger në menunë e tyre. Ata i shoqërojnë klientët në një tur në ambjentet e restorantit, u japin një bluzë dhuratë dhe një kartë prej 3000 lekë.

Këshilla:

Duhet të keni kujdes me produktin që zgjidhni të jepni si shpërblim, jo gjithkujt mund t’i pëlqejë. Kështu ju do ti bëni klientët të ndihen të limituar. Gjithashtu kujdesuni që shpërblimi të mos vijë vetëm nga blerja e një kategorie (artikulli) të vetëm. Kur kanë vetëm një mundësi zgjedhjeje ata do të mërziten duke blerë gjithçka përveç atij artikulli. Akoma më keq mund të ndodhë që ata të largohen nga restoranti apo marketi juaj.

 

3. Shpërblimet nga abonimet

Si funksionon:

Në programet e shpërblimit me abonim, abonenti merr shpërblim me arritje të caktuara të momenteve të anëtarësimit. Për shembull, klientët mund të abonohen për një vakt të caktuar, dhe pasi kalon një kohë e paracaktuar ata shpërblehen. Ky lloj programi fitoi popullaritet gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Restorantet lançuan shërbimet me abonim që të rrisnin shitjet.

Shembull:

Një bar i ofron klientëve të tij kafe pa limit me një abonim vjetor prej 19900 lekësh. Kjo vlerë është ekuivalente me 55 lekë në ditë. Përveç kursimit të parave, me bërjen e abonimit klientët fitojnë dhe një filxhan të personalizuar posaçërisht për anëtarët e programit.

Një bar tjetër bën të njëjten gjë, por me abonim mujor. Ata ofrojnë kafe dhe disa lloje çajrash pa limit për vetëm 890 lekë në muaj.

Këshilla:

Ky tip programi besnikërie nxit klientët të rrinë të abonuar për të përfituar nga çmimet për klubin e besnikërisë. Duhet të kujdeseni që shpërblimet të jenë unike për programin tuaj të besnikërisë. Në këtë mënyrë klientët do të ndihen mirë që janë abonuar tek ju dhe nuk do të kërkojnë të blejnë diku tjetër. 

Gjithashtu do t’ju kujtonim qe të mos zgjidhni vetëm shpërblime që kanë të bëjnë me produktet tuaja. Shpërbleni anëtarët besnikë me përvoja ekskluzive. Një tur në vreshtat & kantinat e verës  ose një klasë private gatimi (virtuale ose personalisht) me shefin tuaj do të ishte eksperiencë unike. Eksperienca VIP si këto do të lënë gjurmë përjetë.

 

4. Shpërblimet me anë të promocioneve

 

Si funksionon:

Në këtë model shpërblimet kanë një afat skadence. Kjo i nxit klientët të porosisin ose të darkojnë tek ju brenda një afati të kufizuar. Një shpërblim i tillë nuk ka pse lidhet me një shpenzim të caktuar. Përkundrazi, ato duhet të jepen si promovime të papritura për të nxituar. Për shembull, i ftoni klientët për të darkuar me ju gjatë ditëlindjeve të tyre.

Shembull:

Qielli është limiti për këto lloj shpërblimesh. Të kombinosh kreativitetin me strategjinë është çelësi i suksesit për të mbushur tavolinat dhe rritur porositë kur biznesi po shkon drejt rënies. Mund të ofrosh:

* Një ëmbëlsirë falas për anëtarët besnikë gjatë muajit të tyre të ditëlindjes. Kjo i motivon ata të festojnë këtë rast të veçantë në restorantin/barin tuaj.

* Një antipastë falas kur ju vizitojnë ose porosisin online për herë të parë pas një kohe shkëputjeje.

* Bli një, merr një falas në Ditët Ndërkombëtare të festave.

* Një vakt falas në ditën e përvjetorit të anëtarësimit.

* Një promocion të rastësishëm për klientët me më shumë shpenzime për t’i nxitur ata të kthehen sërish.

* Një ofertë që mund të përfitohet vetëm me porosi online për ata që vizitojnë dyqanin gjithmonë, ose anasjelltas. Kjo për të nxitur blerjet nga kanale të ndryshme.

Një dyqan embëlsirash bën oferta të limituara për të nxitur klientët të provojnë shijet e reja ose të rrisë shitjet gjatë periudhave të qetësisë. Për shembull, ata ofrojnë kafe me çmim të reduktuar për shitjet gjatë orarit 14:00-16:00 (happy hours). Gjithashtu ofrojnë dhe paketa për mëngjesin me 200ALL, 300ALL ose 400ALL.

Këshilla:

Nëse jeni duke ofruar promocione për ditëlindje kujdesuni të kontrolloni në mënyrë të vazhdueshme listën e anëtarëve tuaj. Sigurohuni që klientët nuk po përfitojnë nga kjo ofertë duke u regjistruar disa herë me të dhëna të ndryshme kontakti. Kujtoni që një program duhet të sjelle më shumë fitime se ç’ka kosto.

 

5. Shpërblimet online

 

Si funksionon:

Shumë programe të besnikërisë së restoranteve i shpërblejnë klientët vetëm kur darkojnë, por e rëndësishme është të shpërblehen edhe ata që porosisin online. Klientët duhet të fitojnë pikë dhe shpërblime si për porositë në internet, ashtu edhe për vaktet fizike në restorant. Kjo u jep atyre më shumë arsye për tu kthyer sërish.

Shembull:

Një bar-kafe është e bazuar më së shumti në porositë online. Duke përdorur aplikacionin e barit, klientët bëjnë porosinë online dhe marrin shpërblime për këtë. Pasi bëjnë 5 porosi në aplikacion ata marrin porosinë e gjashtë falas. Gjithashtu përdoruesit e app marrin dhe shpërblime të tjera në mënyrë të vazhdueshme. 

Këshilla:

Zbatoni shpërblimin me anë të pikëve ose artikujve në programin e shpërblimit online. Bëjeni atë në përputhje me programin që zbatoni për blerjet në dyqan. Kështu klientët do të kenë një linjë për blerjet e tyre.

Programet e besnikërisë mund të përdoren për të nxitur porositë online. Jepini anëtarëve një kod promocioni që të mund ta përdorin për porosinë online. Gjithashtu mund të ofroni shpërblime që fitohen vetëm online.

 

Ka më pak kosto dhe kërkon më pak përpjekje për të mbajtur klientët që ju kanë vizituar njëherë sesa për të tërhequr klientë të rinj. Aplikimi i një programi besnikërie në restorantin/barin tuaj është një nga mënyrat më të lehta dhe efektive për të ruajtur klientët tuaj ekzistues. Ai mund t’ju ndihmojë të stimuloni vizitat e përsëritura dhe të rrisni vlerën e biznesit tuaj.

Zgjidhni strukturën e duhur për programin tuaj të besnikërisë. Programi i duhur softuerik do t’jua lehtësojë akoma më shumë punën. Ju ju mbetet vetëm të uleni dhe të numëroni fitimet tuaja.

Na kontaktoni: