Çdo subjekt biznesi që operon në territorin shqiptar, duhet të njohë mirë ligjin e ri mbi fiskalizimin dhe zbatimin e tij. Kemi renditur mëposhtë disa nga pyetjet më të shpeshta që drejtojnë subjektet, me përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

pyetje pergjigje mbi fiskalizimin

Klikoni mbi ikonen plus (+) për të mësuar më shumë rreth secilës pyetje.

Çfarë duhet të di mbi fiskalizimin?

Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).

Kush do të jetë subjekt i fiskalizimit?

Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit të faturës do të jenë:

  1. të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë, sipas këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar;
    organet publike;
  2. bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.

Si do të dërgohen në Administratën Tatimore të dhënat e pajisjes fiskale për transaksionet me para në dorë?

Mënyra e dërgimit dhe proceset që kryhen për dërgimin e të dhënave në Administratën Tatimore dhe lëshimin e faturës janë si më poshtë:

  • Tatimpaguesi nëpërmjet zgjidhjes softuerike dërgon mesazh në serverin e Administratës Tatimore, me të dhëna në formatin XML, në lidhje me transaksionin (faturën e lëshuar).
  • Serveri i Administratës Tatimore i dërgon tatimpaguesit konfirmimin e marrjes së faturës duke i dhënë kësaj fature kodin unik (NIVF – Numri Unik Identifikues i Faturës).
  • Tatimpaguesi i lëshon klientit faturën e printuar (e cila përfshin NIVF-në).

Regjistrimi dhe dërgimi i faturës pranë Administratës Tatimore mund të verifikohet duke skanuar kodin QR në faturë. Konsumatori mund të verifikojë faturën e tij/saj. Edhe tatimpaguesi mund të verifikojë blerjet e regjistruara në emrin e tij.

 

Cili është qëllimi i përdorimit të NIVF?

NIVF është një numër unik për çdo faturë, i cili përcakton lidhjen midis faturës dhe lëshuesit të faturës. NIVF shërben si e dhëna kryesore e faturës për qëllim të regjistrimit dhe identifikimit të saj në librat e blerjes dhe shitjes. Sistemi i Informacionit të Administratës Tatimore gjeneron numrin identifikues të veçantë të faturës (NIVF) pasi procesi i verifikimit të faturës të përfundojë me sukses. Më pas ia dërgon atë tatimpaguesit si konfirmim të informacionit të faturës të pranuar në mënyrë të rregullt.

A do të duhet të bëhet mbyllje ditore për pajisjen fiskale për shitjet cash të realizuara?

Për shitjet cash të realizuara nga pajisja fiskale, nuk do të jetë më e nevojshme që të bëhet mbyllje ditore, pasi faturat do të transmetohen në Administratën Tatimore në kohë reale.

Çfarë ndodh nëse komunikimi/lidhja me Administratën Tatimore ndërpritet?

Në rast të ndërprerjes së lidhjes së internetit, tatimpaguesi lëshon faturë si në një transaksion normal. Ndryshimi i vetëm është që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administrata Tatimore. Për këtë fatura duhet të printohet në letër.

Tatimpaguesi duhet që brenda 48 orëve pas momentit kur ndërpritet lidhja e internetit, të mundësojë lidhjen e internetit. Pastaj të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksioneve offline. Për faturat e lëshuara offline, Administrata Tatimore cakton një NIVF dhe ia kthen atë tatimpaguesit si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.

Nëse tatimpaguesi nuk mund të rivendosë një lidhje interneti, brenda 48 orësh, për shkak të forcave madhore, tatimpaguesi duhet të informojë Administratën Tatimore. Gjithashtu të sigurojë dokumente ose prova të tjera që demonstrojnë pamundësinë e aksesit, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

Çfarë ndodh nëse komunikimi/lidhja me Administratën Tatimore ndërpritet?

Në rast të ndërprerjes së lidhjes së internetit, tatimpaguesi lëshon faturë si në një transaksion normal, me ndryshimin e vetëm që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administrata Tatimore dhe për këtë fatura duhet të printohet në letër.
Tatimpaguesi duhet që brenda 48 orëve pas momentit kur ndërpritet lidhja e internetit, të mundësojë lidhjen e internetit dhe të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksioneve offline. Për të gjitha faturat e lëshuara në mënyrë offline, Administrata Tatimore cakton një NIVF dhe ia kthen atë tatimpaguesit si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.
Nëse tatimpaguesi nuk mund të rivendosë një lidhje interneti, brenda afatit prej 48 orë, për të cilin është përgjegjës ofruesi i këtij shërbimi, ose për shkak të forcave madhore, tatimpaguesi duhet të informojë Administratën Tatimore dhe të sigurojë dokumente ose prova të tjera që demonstrojnë pamundësinë për të krijuar një lidhje interneti, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

Cfarë duhet bërë në rastin e një keqfunksionimi të pajisjes fiskale për transaksionet me para në dorë?

Nëse pajisja fiskale pëson një mosfunksionim të plotë, tatimpaguesi lëshon fatura nga blloku i veçantë i faturave.
Ai shtypet nga autoritetet tatimore apo nga shoqëri private, të autorizuara nga DPT-ja dhe shpërndahet nga autoritetet tatimore. Tatimpaguesi është i detyruar të mundësojë funksionimin e pajisjes fiskale brenda 5 ditëve ose të sigurojë një pajisje të re.

Të gjitha faturat e lëshuara nga blloku i veçantë i faturave, duhet të fiskalizohen brenda 5 ditëve. Kjo do të thotë që tatimpaguesi duhet të hedhë të gjitha të dhënat e faturës në pajisjen elektronike të faturimit (për para në dorë) që ai përdor për lëshimin e faturave dhe të kryejë procedurën e fiskalizimit.

Faturat nga blloku i veçantë i faturave do të vazhdojnë numrin rendor që fillon pas numrit të faturës së fundit të lëshuar nga pajisja elektronike. Kur tatimpaguesi rifillon të lëshojë fatura nga pajisja elektronike, ai duhet të vazhdojë numërimin rendor që fillon pas numrit të faturës së fundit të lëshuar nga blloku i veçantë i faturave gjatë periudhës së mosfunksionimit të pajisjes.

Si mund të verifikohen nëse janë të fiskalizuara faturat fiskale të lëshura?

Të gjithë blerësit mund të verifikojnë nëse fatura e tyre është fiskalizuar dhe dërguar në Administratën Tatimore, brenda 60 ditëve nga data e faturës. Verifikimi kryhet përmes platformës qendrore të faturës ose përmes një aplikacioni të veçantë duke skanuar kodin QR në faturë.

Gjithashtu, mund të verifikohet edhe në zyrën e Administratës Tatimore.
Nëse blerësi është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë nga platforma qendrore e faturës nëse fatura është fiskalizuar, pasi fatura duhet të jetë regjistruar në librin e tij të blerjes.

Nëse fatura nuk përmban NIVF në momentin e lëshimit, atëherë do të thotë që ajo nuk është fiskalizuar para lëshimit.

A mundem të përdor të njëjtën certifikatë për të giitha pajisjet fiskale të biznesit?

Certifikata dighitale është e lidhur në mënyrë unike me biznesin si entitet. Pra, e njëjta certifikatë dighitale mund të përdoret për të gjitha pajisjset fiskale të biznesit.

Cili është AKSHI?

AKSHI është institucioni përgjegjës për administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve shtetërore të teknologjisë dhe informacionit.

Objekti i veprimtarisë së AKSHI-t:

  • Zbatimin e politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit (më poshtë SHI) dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (më poshtë TIK);
  • Bashkërendimin e programeve në fushën e SHI-së dhe në veçanti të TIK-ut;
  • Nxitjen e investimeve në fushën e SHI-së;
  • Hartimin e praktikave për ushtrimin e kompetencave që i jepen ministrit nga legjislacioni në fushën e komunikimeve elektronike;
  • Promovimin e teknologjive të reja në fushën e SHI-së;
  • Dhënien e kontributit në edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku.
  • AKSHI është institucioni përgjegjës, i cili do të lëshojë certifikatën elektronike për tatimpaguesit.

Ku mund të drejtohem për pyetje dhe sqarime rreth fiskalizimit?

Për pyetje dhe paqartësi në lidhje me fiskalizimin, mund të shkruani në adresën [email protected].

Na kontaktoni: