Procedura e lëshimit të faturave elektronike
Që nga data 1 Janar 2021, faturat që do të lëshohen për Organet Publike Shtetërore duhet të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave.
Ndërsa për faturat që do të lëshohen ndërmjet tatimpaguesve, këto fatura duhet që të jenë Fatura Elektronike dhe shkëmbehen nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave duke filluar nga data 1 Korrik 2021.
Kërkesat për lëshimin e faturës elektronike
Për të lëshuar Faturë Elektronike kërkohet që tatimpaguesit të përmbushin kërkesat si më poshtë:
- Akses në Internet në vendin e lëshimit të faturave elektronike
- Pajisja me Certifikatë Elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Kliko këtu për të marrë shërbimin. - Aksesimi i Platformës Qendrore të Faturave duke përdorur kredencialet tuaja të aksesit nëpërmjet E-Albania, në adresën: https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care
Plotësimi i të dhënave
Plotësimi i të dhënave për procesin e fiskalizimit sipas nënpikave:
- Përcaktimin e ofruesit të internetit për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e pronësisë së ambientit dhe sipërfaqes për vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e rregullit të numrit rendor të faturave
- Përcaktimin e aktiviteteve të biznesit referuar kodeve NACE Rev. 2
- Përcaktimin e orëve të punës për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Përcaktimin e koordinatave në hartë për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Shtimin e kontakteve për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit
- Shtimin e operatorit/ëve që do të lëshojë faturë elektronike
- Ngarkimin e Certifikatës Elektronike me qëllim fillimin e procesit të lëshimit të faturave elektronike
Me plotësimin e kërkesave të cituara më lart, ju tashmë mund të lëshoni fatura elektronike nëpërmjet Platformës Qendrore të Faturave për Organet Publike Shtetërore.
Logical Albania është një nga kompanitë e para të licensuara për të ofruar programe fiskalizimi.
Për më shumë, mund t’i referoni edhe faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në adresën: https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi
Nëse dëshironi një manual më të detajuar se si të regjistroheni për procesin e fiskalizimit, jepni të dhënat tuaja mëposhtë: