webbar – merrni porositë e klientëve tuaj me telfon

merrni porosi direkt nga tavolina

1. porosi nga tavolina

Me webbar ju mund të merrni porositë e klientëve tuaj direkt nga tavolina. Zgjidhni tavolinën, zonën si bar ose restorant, kategorinë në menu dhe më pas shtoni artikuj. Ju mund të shtoni dhe specifika të klientëve për porosinë si dhe numrin e pjatës. Gjeni të gjithë faturat e një tavoline, dhe mbyllni tavolinën. Printoni faturën direkt nga smartfoni. Gjithë procesi mund të bëhet në mënyrë digjitale, gjë automatizon punën dhe e bën atë më të menaxhueshme.

2. sistemet financiare

webbar integrohet me të gjithë sistemet financiare që funksionojnë në treg. Lidhet me logibar ( logibar është program shitjesh për bar, kafe, restorant, fast food, piceri, dhe biznese të tjera të këtij lloji. Programi integrohet me sistemet financiare dhe ERP përmes cloud, dhe merr të dhënat si artikuj, gjëndje, çmime, etj, në kohë reale nga sistemet financiare, si dhe nis faturat tek to në kohë reale. 

3. procesi i fiskalizimit

Logical është çertifikuar që në tetor të vitit 2020 për të ofruar shërbimin e fiskalizimit për kompani të vogla dhe të mëdha. Me webbar ju përpiloni faturat dhe i fiskalizoni ato në mënyrë automatike dhe të merrni porositë e klientëve tuaj direkt nga tavolina. Aplikacioni lidhet me sistemin qëndron kur dërgon menjëherë porosinë. Kjo ndihmon që të rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit pasi porosia mund të procesohet në kohë rekord.

webbar është zgjidhja më funksionale për bar-restorantet që kanë fluks dhe duan t’i japin klientëve një eksperiencë moderne. Kamarierët mund të krijojnë fatura njëkohësisht dhe printojnë ato për barin apo restorantin. Fluksi menaxhohet shumë më lehtë me webbar.

Dëshironi të mësoni më shumë dhe të shikoni një demo të programit?

Shkruani në [email protected] për të marrë ofertën tuaj të dedikuar.