mcore – raporte shitjesh në kohë reale
Raporte shitjesh në kohë reale
mcore është aplikacion i cili gjeneron raporte dhe grafikë të shitjes në kohë reale. Të dhënat merren direkt nga sistemet financiare të cilat sinkronizohen në cloud me programet tona të shitjes. Pra, ju mund të merrni të dhënat e shitjes në kohë reale, në momentin që pikat tuaja të shitjes apo operatorët përfundojnë proceset e shitjes.
Raportet & grafikët e mcore
Me mcore ju mund të gjeneroni grafikë me pie chart dhe grafikë linearë me të cilët merrni një vështrim të përgjithshëm mbi ecurinë e biznesit për afro një minutë ose më pak. Shikoni grafikët e shitjeve për ditë, orë, muaj dhe vit, për operatorë, artikujt dhe kategoritë më të shitura, njësi biznesi apo zonë, faturat e fundit apo çfarëdo raporti sipas kërkesave tuaja. Raportet përditësohen në kohë reale duke ju dhënë mundësinë të analizoni ecurinë e biznesit dhe të merrni vendime më efiçente. Çdo raport vjen me një dizajn ilustrativ që ju ndihmon të kuptoni lehtësisht rezultatin e punës, sidomos nëse jeni në role manaxheriale.
Aplikacioni i menaxherëve
Aplikacioni mcore është i përshtatshëm për të gjithë menaxherët e bizneseve. Nëse jeni jashtë zyre apo në zyrë, me pushime apo në punë, kudo dhe kurdo, ju mund të jeni në kontroll të shitjeve dhe ecurisë së biznesit tuaj. Në çdo moment shikoni nëse ka pasur ndryshime në shitje, dhe cilët operatorë apo njësi kanë më shumë sukses. Këto raporte ndihmojnë menaxherët të bëjnë dhe vlerësime më të drejta për performancën e grupit të shitjes.
Android & iOS
Aplikacionin mcore mund ta instaloni në çdo pajisje android dhe iOS, qoftë smartfon apo tabletë. Pajisjet liçensohen nga stafi ynë i suportit për të pasur akses të raporteve, dhe mund të hiqet liçensa në distancë në çdo moment, duke siguruar të dhënat në raste humbjeje të pajisjeve apo çdo rasti tjetër.