logimark – module marketingu për bizneset

raporte për shitje në mobile në kohë reale

logimark është program për crm, marketing dhe raporte. Me logimark ju mund të krijoni voucher, kupona, zbritje në faturë, kategori apo artikull, bundle pack, happy hour, ulje për evente apo klientë të përsëritur dhe katalogë me ulje. Me modulin e crm ju shpërbleni klientët me pikë përmes kartave të besnikërisë, dhe krijoni raporte mbi blerjet e klientëve. Gjithashtu krijoni raporte të shumëllojshme për shitjet ditore dhe orare, për operatorë dhe klientë, fatura, kategori apo artikuj, tavolinë, shportë apo pikë shitje, etj.

1. CRM & Karta Besnikërie

Me logimark ju përfitoni modulin e crm për menaxhimin e klientëve.  Përmes crm-së ju krijoni karta besnikërie në nivele të ndryshme për të shpërblyer klientët. Përmes kartave të besnikërisë ju mund të regjistroni të dhënat demografike të klientëve. Klientët përdorin kartat për të mbledhur pikë, dhe ju i shpërbleni ata në bazë të pikëve të akumuluara. Gjithashtu përmes crm-së ju mund të mblidhni të dhëna mbi blerjet e klientëve dhe të krijoni raporte të ndryshme për sjelljet konsumatore. Ju mund të shikoni shportën mesatare, vlerën e shpenzuar, totalin e vizitave për klient, etj.

logimark, program per krijim bundle pack

2. Bundle Pack

Me logimark ju mund të krijoni shumë lehtë bundle pack për klientët. Bundle pack janë paketa artikujsh nga kategori të ndryshme të shitura me një çmim preferencial. Ju mund të krijoni menu ose klientët mund të specifikojnë një artikull për secilën kategori. Me bundle pack ju mund të rrisni shitjen e produkteve dhe të ftoni më shumë klientë në dyqanet tuaja pasi klientët tërhiqen nga ofertat e këtij tipi. Bundle packs krijohen shumë lehtë përmes logimark. Ju mund edhe të specifikoni ditët e javës në të cilat oferta është aktive.

3. Happy Hour

Happy hour është një tjetër modul i logimark ku ju mund të krijoni një skemë shitjeje ku klientët përfitojnë ulje ose çmime preferenciale në orare të ndryshme. Ju përcaktoni orët e ditës si dhe ditët e javës për ofertën, si dhe pikat ku aplikohet oferta.

4. Kupona & Voucher

Me logimark mund të krijoni kupona dhe voucher ku klientët të cilët përmbushin disa kushte në blerjet e tyre, mund të përfitojnë ulje apo sasi artikujsh falas. Zbritjet mund të jenë për artikuj apo për fatura. Nxisni klientët të vizitojnë dhe blejnë me ulje!

5. Katalogë

Me logimark ju mund të krijoni katalogët e ofertave. Përcaktoni listën e artikujve në ofertë dhe çmimin e tyre në ofertë. Përcaktoni periudhën kohore apo ditët e javës në të cilën katalogët janë aktivë.

6. Evente Speciale

Rrisni besnikërinë konsumatore duke shpërblyer klientët për ditëlindje, përvjetorë apo evente të tjera speciale. Të dhënat e klientëve ruhen në sistem përmes crm-së dhe klientët mund të përfitojnë ulje apo dhurata automatikisht.

Me logimark, ka shumë mënyra për të rritur besnikërinë dhe frekuencën e klientëve tuaj. Kemi menduar për të gjithë llojet e skemave të shitjeve. logimark është i përshtatshëm për dyqanet e pakicës, bar-restorantet, si dhe distribucionin. Për të mësuar më shumë rreth logimark, na shkruani në [email protected], ose telefononi në 067 20 00 178.