Integrimi me sistemet financiare, ERP, platformat e delivery dhe programet e besnikërisë
Shumë biznese na pyesin para se të zgjedhin një program shitjesh: A duhet ta ndryshoj sistemin financiar që kam? Përgjigja është jo. Programet e Logical integrohen përmes cloud me sistemet financiare dhe ERP që përdorni tashmë, dhe me platformat kryesore të delivery në Shqipëri. Shitja, magazina dhe financa punojnë me të njëjtat të dhëna, pa i hedhur dy herë.
Sisteme financiare dhe ERP
Programet e Logical lidhen me sistemin financiar ose ERP që përdorni tashmë.








Platforma delivery
Menuja dërgohet automatikisht në Wolt, Baboon dhe Foodini, ndërsa porositë e klientëve vijnë në kohë reale direkt në sistem.



Programe besnikërie
Programet e Logical integrohen edhe me programet e besnikërisë Happy Loyalty dhe Vodafone More.

Programi më i madh i besnikërisë në Shqipëri. Anëtarët mbledhin pikë në çdo blerje dhe marrin zbritje e oferta te markat partnere.

Programi i shpërblimeve i Vodafone Albania. Çdo klient Vodafone është pjesë e tij dhe përfiton zbritje te bizneset partnere.
Integrimi vlen për të gjitha programet e Logical: programet për bar, restorant dhe hotel, programet për dyqane pakice dhe markete, programet për distribucion dhe programet për magazina dhe logjistikë.
Çfarë merret nga sistemi financiar
Programet e Logical lexojnë nga sistemi financiar ose ERP të dhënat bazë që nevojiten për shitjen dhe magazinën:
- kartelat e klientëve
- artikujt
- furnitorët
- magazinat
- arkat
- gjendjet e magazinave
- balancat e klientëve
- ditarin e klientit
Kur shtoni një artikull të ri ose ndryshoni një çmim në sistemin financiar, nuk keni nevojë ta hidhni sërish në programin e shitjes.
Çfarë dërgohet në sistemin financiar
Dokumentat që krijohen në programet e Logical dërgohen automatikisht në sistemin financiar ose ERP:
- fatura shitje
- fatura blerje
- arkëtime
- pagesa
- transferta midis magazinave
- fletë hyrje
- fletë dalje
- urdhra prodhimi
Dërgohen edhe dokumentat ndihmëse, si kërkesat për blerje dhe për shitje dhe kërkesat për transferim malli.
Të gjitha dokumentat fiskalizohen me logifis
Të gjitha programet e Logical janë të çertifikuara për fiskalizim përmes modulit logifis. Faturat dhe transfertat fiskalizohen në momentin që krijohen, dhe më pas dërgohen në sistemin financiar. Kontabiliteti merr dokumentat e fiskalizuara pa pasur nevojë t’i përpunojë sërish.
Porositë nga Wolt, Baboon dhe Foodini
Për bar-restorantet dhe fast food-et, porositë që vijnë nga Wolt, Baboon dhe Foodini hyjnë direkt në programin e shitjes. Stafi nuk ka nevojë t’i rihedhë me dorë nga tableti i platformës: porosia shkon në kuzhinë dhe fatura krijohet në sistem. Kështu shmangen gabimet dhe porositë e harruara në orët e ngarkuara.
Pyetje të shpeshta
A duhet ta ndryshoj sistemin financiar për të përdorur programet e Logical?
Jo. Programet e Logical lidhen me sistemin financiar ose ERP që përdorni tashmë, si Financa 5 Standard, Financa 5 Enterprise, Alpha Business, Alpha Web, Dynamics NAV, Dynamics 365 Business Central, Odoo ose Zoho Books.
A fiskalizohen dokumentat që dërgohen në sistemin financiar?
Po. Faturat dhe transfertat fiskalizohen përmes logifis dhe më pas dërgohen në sistemin financiar.
Po nëse përdor një sistem tjetër financiar?
Na kontaktoni dhe ekipi ynë do t’ju tregojë si mund të lidhet me programet tona.
Lidhni programin e shitjes me sistemin tuaj financiar
Shkruani në [email protected] ose telefononi në +355 67 20 00 178, dhe ekipi ynë do t’ju tregojë si lidhen programet e Logical me sistemin tuaj.