webbar

zgjidhja më moderne për barin tuaj

1. porosi nga tavolina

Me webbar ju mund të merrni porositë për klientët tuaj direkt nga tavolina. Zgjidhni tavolinën, zonën si bar ose restorant, kategorinë në menu dhe më pas shtoni artikuj. Ju mund të shtoni dhe specifika të klientëve për porosinë si dhe numrin e pjatës. Gjeni të gjithë faturat e një tavoline, dhe mbyllni tavolinën. Printoni faturën direkt nga smartfoni.

2. sistemet financiare

webbar integrohet me të gjithë sistemet financiare që funksionojnë në treg. Lidhet me logibar, programin në desktop dhe merr të dhënat si artikuj, gjëndje, çmime, etj, në kohë reale nga sistemet financiare, si dhe nis faturat tek to në kohë reale.

3. procesi i fiskalizimit

Logical është çertifikuar që në tetor të vitit 2020 për të ofruar shërbimin e fiskalizimit për kompani të vogla dhe të mëdha. Me webbar ju përpiloni faturat dhe i fiskalizoni ato në mënyrë automatike.

webbar është zgjidhja më funksionale për bar-restorantet që kanë fluks dhe duan t’i japin klientëve një eksperiencë moderne. Kamarierët mund të krijojnë fatura njëkohësisht dhe printojnë ato për barin apo restorantin. Fluksi menaxhohet shumë më lehtë me webbar.

Dëshironi të mësoni më shumë dhe të shikoni një demo të programit?

Shkruani në sales@logic.al për të marrë ofertën tuaj të dedikuar.

rreth logical

logical është kompani programesh për biznesin. Operojmë në treg që prej Tetor 2012 dhe sot kemi mbi 900 klientë me mbi 2500 pika shitjeje në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnie & Hercegovinë. Klientët më të mëdhenj në treg kanë besuar në zgjidhjet tona.

Punonjës

klientë

Vite në treg

pika shitje