Si të krijojmë oferta për klientët me flexboard

 

si te krijojme oferta me flexboard

Flexboard, programi ynë për monitorimin dhe planifikimin e operacioneve në terren. Ky program ofron dhe modulin e marketingut. Përmes tij ju mund të krijoni oferta për klientët në artikull dhe total, për sasi, vlerë fature dhe çmim, duke ofruar zbritje në %, sasi falas apo vlerë falas. Krijoni bundle pack dhe oferta “bli në x përfito në y”. Por  karakteristika kryesore e modulit të marketingut, është thjeshtësia e krijimit të ofertave duke ndjekur hapat me radhë në opsionet e gatshme për secilën lloj oferte.

flexboard program te fiskalizuara per magazina

Zgjidhni artikull apo kategori

Për të krijuar një ofertë, fillimisht ju zgjidhni nëse oferta do të aplikohet për artikull, kategori, nënkategori apo grupe të tjera artikujsh. Kjo përbën kushtin fillestar të krijimit të ofertës, dhe në hapat e mëtejshëm ju zgjidhni artikullin apo kategorinë.

Caktoni periudhën e ofertës

Për çdo ofertë që ju krijoni, ju specifikoni dhe periudhën në të cilën kjo ofertë do të jetë e vlefshme. Ju mund të modifikoni datën e përfundimit të ofertës më vonë. Për ofertat me çmime preferenciale, ju mund të zgjidhni dhe ditët e javës.
flexboard program te fiskalizuara per magazina
flexboard program te fiskalizuara per magazina

Përcaktoni vlefshmërinë e ofertës

Tek vlefshmëria e ofertës, ju specifikoni se cilët operatorë mund të aplikojnë këtë ofertë tek klientët e tyre, si dhe për cilët klientë, listë apo grupe klientësh do të jetë e aplikueshme oferta.

Përcaktoni kushtin e përfitimit

Kushti i përfitimit përbën artikujt që klienti duhet të blejë për të përfituar ofertën. Kushti mund të jetë blerja e një artikulli, apo artikujve të një kategorie, si dhe vlera totale e faturës së blerjeve të tyre. Kushti mund të jetë për sasi, apo vlerë fature.

flexboard program te fiskalizuara per magazina
flexboard programe te fiskalizuara per distribucion

Përcaktoni përfitimin e ofertës

Përfitimi i ofertës mund të jetë në sasi falas, në vlerë falas apo në zbritje në përqindje. Gjithashtu përfitimi mund të jetë çmime preferenciale në ditë specifike, ose zbritje totale për klientë.

Krijoni ofertë bundle pack

Oferta bundle pack është një tjetër ofertë e veçantë ku klientët përfitojnë nëse blejnë disa artikuj në një paketë, menu apo “bundle pack”. Në këtë mënyrë ju shisni më shumë artikuj nga kategori të njëjta apo të ndryshme.

flexboard program te fiskalizuara per magazina
flexboard program te fiskalizuara per magazina

Si funksionon “bli në x përfito në y”?

Ju mund të krijoni ofertën e tipologjisë “bli në x përfito në y” ku klientët mund të përfitojnë sasi falas ose zbritje specifike në % në një artikull ose kategori y, nëse ata bëjnë blerje sipas kushteve të përcaktuara të një artikulli ose në një kategori x.

flexboard është programi për distribucion, shitje me shumicë dhe parashitje perfekt për krijimin e ofertave dhe promocioneve të marketingut. Për të mësuar më shumë rreth flexboard dhe modulit të marketingut, na shkruani në [email protected] ose telefononi në 067 2000 178.