program për raporte në mobile
mCORE është një aplikacion për raporte shitjeje në mobile për dyqanet e shitjeve me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet e pakicës. Me mCORE ju mund të ndiqni shitjet në mënyrë më efektive në çdo kohë, vend dhe përmes smartfonit. Raportet janë të shoqëruara me grafikë që ju japin një pamje të plotë rreth operacioneve në biznesin tuaj.
aplikacion android & iOS
mCORE është aplikacion i përshtatur për sistemet operimi iOS dhe android. Ju mund ta instaloni atë në smartfonin tuaj direkt nga playstore dhe të vendosni përdoruesin dhe fjalëkalimin tuaj të aktivizuar nga suporti i logical.
shikoni shitjet në kohë reale kudo & kurdo
mCORE merr të dhënat e shitjes në kohë reale përmes sistemit të integruar në cloud. Nuk do të jetë nevoja të shkoni në zyrë apo të prisni për raporte shitje të krijuara nga stafi juaj. Të dhënat dhe raportet krijohen automatikisht dhe shumë thjesht direkt nga aplikacioni me të dhënat më të fundit të shitjeve.
raporte të detajuara, krahasuese & grafikë
Ju mund të gjeneroni një sërë raportesh të detajuara dhe të krahasoni njësitë e shitjeve, kategoritë, orët e ditët si dhe operatorët. Gjeneroni faturat e fundit si dhe grafikë të shumëllojshëm për një pamje të plotë të pikave kyçe të shitjeve në biznesin tuaj.
KONFIGURIM PËRDORUESI
Aplikacioni konfigurohet me përdorues i cili mund të liçensohet ose çaktivizohet në distancë.
SHQIP & ANGLISHT
mCORE ofrohet në dy gjuhë për të lehtësuar përdorimin e tij për shqipfolës dhe anglishtfolës.
SHITJE PËR OPERATOR
Gjeneroni raporte për operatorë, për të parë cilët nga operatorët kanë qenë më të suksesshëm.
FATURAT E FUNDIT
Shikoni faturat e fundit që janë përpiluar nga operatorët me artikuj, vlerë, operator, datë dhe orë.
SHITJE PËR DITË
Gjeneroni grafik që tregon shitjet gjatë ditës së javës së fundit, duke treguar ditët më të suksesshme.
SHITJE / ORË
Gjeneroni grafik që tregon shitjet gjatë orëve të ditës së fundit, duke treguar oraret më të suksesshme.
SHITJE PËR NJËSI
Gjeneroni raport dhe grafik për të parë cilat njësi shitjeje kanë qenë më të suksesshme.
SHITJE PËR KATEGORI
Gjeneroni raport për të parë cilat kategori shitjeje kanë qenë më të shitura.
pse duhet të zgjidhni mCORE
mCORE është një aplikacion android dhe iOS që gjeneron raporte dhe grafikë shitjesh në kohë reale, direkt në smartfonin tuaj. Ju mund ta shkarkoni si aplikacion në Google Play Store dhe iTunes App Store dhe të aksesoni të dhënat e biznesit tuaj përmes një përdoruesi dhe fjalëkalimi unik. Programi merr të dhënat e shitjeve nga sistemet financiare, në kohë reale. Është i përshtatshëm për menaxherët apo biznesmenët të cilët duan të dinë me siguri të plotë si po performon biznesi apo kompania e tyre në çdo moment dhe çdo vend.
cilët janë klientët tanë
Klientët tanë janë dyqanet e pakicës, marketet, supermarketet dhe rrjetet e pakicës. mCORE është i përshtatshëm për dyqane dhe rrjete ushqimore, dyqane veshjesh, kancelarie, bizhuterie, elektronike, etj.
mCORE - raporte shitje në mobile
mCORE është një aplikacion për android dhe iOS për shitjet me pakicë për gjenerimin e raporteve dhe grafikëve të shitjes në kohë reale në smartfonin tuaj.