
flex CORE
flexCORE është një program për menaxhimin e magazinës me palmar. Me flexSTORE, zinxhirët e marketeve, supermarketeve, dyqaneve të pakicës mund të administrojnë blerjet, shitjet, inventarin dhe magazinën, lëvizjen e stokut, porositë në magazinë, pritje malli, printim etiketash, skadencat.
skanim barkodesh me palmar
flexCORE funksionon me palmar. Përmes palmarit dhe programit flexCORE ju mund të skanoni artikujt, printoni etiketa, bëni porositë, faturat, blerjet, transfertat, etj.
manaxhon inventarin e dyqanit
Me flexCORE mund të kryeni porosi, blerje, shitje, lëvizje stoku dhe thjesht mund të manaxhoni inventarin dhe magazinën në mënyrë tërësisht të automatizuar.
Integrim me sistemet financiare
Veprimet në flexCORE janë tërësisht të integruara me sistemet financiare si F5 (Financa 5), Alpha (Web, Business), Microsoft Dynimcs NAV. Në këtë mënyrë çdo veprim regjistrohet automatikisht në sistemin tuaj financiar.
MENAXHIM ME PALMAR
Skanoni artikujt dhe printoni etiketat direkt nga palmari me programin e integruar flexCORE.
AUTOMATIZIM SHITJESH
flexCORE menaxhon porositë dhe shitjet me shumicë në magazinë në mënyrë efikase përmes palmarit.
MENAXHIM INVENTARI
Menaxhon proceset e inventarit në magazinë duke përfshirë lëvizjen e stokut, porositë dhe transfertat.
SISTEMET FINANCIARE
flexCORE është e lidhur përmes një sistemi cloud dhe importon të dhëna nga sistemet financiare
pse duhet të zgjidhni flexCORE
flexCORE është një program modern dhe një produkt tërësisht i integruar i cili mundëson menaxhimin e magazinës së kompanisë me palmar, inventarizimin e artikujve në, shitje-blerjet me shumicë, transfertat, etj. Programi integrohet edhe me logiPOS, programin tonë për menaxhimin e shitjeve në dyqanet e pakicës, marketeve, dhe supermarketeve. Është i integruar me sistemet financiare nga ku merr të dhënat e artikujve, çmimet, etj.
Cilët janë klientët tanë?
Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve. flexCORE është i përshtatshëm për dyqane të vogla apo rrjete, si ushqimore, dyqane veshjesh, kancelarie, bizhuteri, elektronike, etj.

flexCORE – menaxhim i magazinës me palmar
flexCORE është program për markete, supermarkete apo dyqane të shitjes me pakicë.