Procesi i fiskalizimit bën të mundur që të gjitha bizneset të lidhen në kohë reale me Administratën Tatimore për raportimin e faturave. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që duan të dinë se si funksionon, kemi krijuar manualin e fiskalizimit. 

Aktualisht sistemi tatimor shqiptar është në një proces reformimi të thellë dhe modernizimi nëpërmjet proçesit të fiskalizimit. Fiskalizimi është raportimi në kohë reale i informacionit tatimor, është një reformë gjithëpërfshirëse e sistemit tatimor, sidomos në fushën e lëshimit të faturave që ndikon tek të ardhurat e tatimpaguesve dhe gjurmimin e shpenzimeve. Fiskalizimi është një tërësi masash që tatimpaguesit duhet të zbatojnë për lëshimin e faturave në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve. Proçesi i fiskalizimit ka si qëllim të reduktojë evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë, duke monitoruar dhe kontrolluar qarkullimin e të gjitha transaksioneve si edhe të lëvizjeve të mallrave dhe shërbimeve.

Proçesi i fiskalizimit përfshin:

  • Ndryshimin e kornizës ligjore
  • Zbatimin e teknologjive të reja
  • Riorganizimin e administratës tatimore
  • Gjithëpërfshirjen dhe krijimin e një filozofie të re menaxhimi dhe administrimi fiskal: tatimpaguesit bëhen partnerë dhe pjesëmarrës në proces.

Në blogun tonë kemi shkruar disa herë duke paraqitur informacione të rëndësishme në lidhje me këtë proces. Nga eksperienca jonë disavjeçare, kemi vënë re se jo të gjitha bizneset janë të informuara mbi procesin që duhet të ndjekin, hapat dhe procedurat. Ndërkohë që një mungesë e tillë informacioni mund të çojë në penalitete me vlera të larta dhe cënim të ligjit.

Në materialin që kemi përgatitur mund të gjeni të gjitha hapat që duhet të ndiqni për procesin e fiskalizimit.

Për të ditur më shumë mbi fiskalizimin, lexoni artikullin.

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi, manuali i fiskalizimit