Masat e marra në logical për parandalimin e Covid-19

Vendosja e maskave dhe larja e duarve si dhe dizinfektimi i objekteve që përdorim është efektiv në reduktimin e përhapjes së pandemisë sipas të gjithë autoriteteve të posaçme vendase dhe të jashtme. Ndërsa stafi ynë është shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e vendosjes së maskës në zyrë, kuptojmë pse ka ende konfuzion dhe dyshim rreth rëndësisë së vendosjes së maskës në zyra.

Marrja e masave për pandeminë nuk është vetëm për stafin dhe klientët apo vizitorët tanë, por për të gjithë njerëzit e familjes dhe komunitetit tonë të cilët mund të jenë më në rrezik nga Covid-19. Arsyeja pse marrim masa nuk është vetëm që të mbrojmë veten tonë, por komunitetin e gjerë, sigurinë shëndetësore, por edhe lidhur fortë me të, ekonomike, që ta kalojmë këtë krizë botërore sa më lehtshëm dhe me sa më pak dëme për të gjithë ne.
Kur vendosim maskën, ruajmë distancën, lajmë dhe dizinfektojmë duart, vetë-karantinohemi dhe raportojmë nëse jemi testuar pozitivisht me Covid-19, jemi duke bërë gjeste heroike me pak sakrifica. Ndërsa prindërit, gjyshërit tanë kanë bërë sakrifica shumë herë më të vështira në kohëra lufte dhe diktature për të mbrojtur bashkatdhetarët dhe familjet e tyre, ne na kërkohen shumë më pak sakrifica. Me pak sakrifica, së bashku, do t’ia hedhim.