Krijoni dyqanin tuaj online me logiSTORE

by | Apr 16, 2020 | Uncategorized @sq

dyqan online, programe te fiskalizuara per dyqane, markete, magazina, logjistike

logical sjell tek ju produktin më të ri, platformën e-commerce logiSTORE, produkt më i vlefshëm për të gjithë ata që duan të shesin online. Ndërtoni dyqanin tuaj online me platformën tonë e-commerce, dhe filloni të shisni menjëherë produkte nga shtëpia. Ju mund të shisni produkte, promovoni dyqanin tuaj dhe menaxhoni një biznes online të suksesshëm: Funksionet e logiSTORE e bëjnë krijimin dhe menaxhimin e dyqanit super të lehtë për të gjithë ju:

1) Shisni, promovoni dhe menaxhoni

Shisni online, promovoni dyqanin në media sociale dhe google; menaxhoni dyqanin në desktop & mobile. Kjo bëhet lehtësisht, mjafton që të logoheni në platformën e logiSTORE.

2) Lidhje me Sistemet Financiare

Ky dyqan online lidhet me sistemin financiar; lexon artikujt, çmimet, kategoritë. Artikujt listohen dhe delistohen sipas gjendjes. Kështu që çdo gjë menaxhohet automatikisht, ndaj ska nevojë për asnjë ndërhyrje manuale.

3) Kontrolloni vlerën e shportës

Në këtë dyqan online mund të kontrolloni koston e dërgimit të porosive dhe blerjeve duke përcaktuar vlerë minimale për shportën. Kjo ju ndihmon që të nxisni klientët të bëjnë blerje brenda një vlere të caktuar, që të mund të përfitojnë transportin falas. 

 

 

4) Desktop, Mobile, Facebook

Klientët mund të blejnë në web, aplikacion & Facebook, desktop & mobile. Shitësit mund të menaxhojnë dyqanin me aplikacion në mobile.

5) Popullim me foto në dy hapa

Populloni dyqanin me foto duke i emërtuar ato me kode dhe barkode dhe ngarkuar folderin në dyqan.

 

 

logiSTORE është platforma më e plotë e-commerce për krijimin e një biznesi të suksesshëm online. Është koha për të realizuar ëndrrën tuaj dhe menaxhuar një biznes të suksesshëm nga shtëpia. Mjafton të keni produktin dhe të filloni të shisni. Sistemin ua sigurojmë ne me gjithçka operacionale që nevojitet për një dyqan online. Kontaktoni logical për më shumë informacion dhe do tju orientojmë me hapa konkretë se si të mund të krijoni platformën shumë shpejt dhe thjeshtë.