program për operacione në terren

webFLEX është një program për distribucion, shitje në terren dhe parashitje. Programi ynë është esencial për të automatizuar shitjet në terren dhe monitoruar agjentët e shitjes në kohë reale. Mund të instalohet në çdo pajisje Android, smartphone apo tabletë dhe integrohet me të gjitha sistemet financiare dhe ERP.

automatizoni operacionet në terren

Me webFLEX, ju mund të automatizoni të gjitha veprimet e distribucionit në terren. Agjentët krijojnë dhe printojnë porosi, fatura e transferta, aplikojnë oferta dhe dërgojnë dokumentat menjëherë tek financa përmes një sistemi të integruar në cloud.

planifikoni vizitat & monitoroni agjentët

Planifikoni ditën e punës së agjentëve, dhe monitoroni punën e tyre në terren përmes një plani vizitash dhe ndjekje e regjistrim të të gjitha veprimeve me hartë. Gjeneroni lehtë raporte të performancës dhe mbulimit të itinerarit për agjentë.

planifikoni & monitoroni shitjet

Me zgjidhjen tonë të distribucionit, ju mund të gjeneroni automatikisht, një sërë raportesh të detajuara për shitjet, faturat, porositë, transfertat, etj. sipas agjentëve, klientëve, kategorive, artikujve, ditëve dhe orëve të javës.

PROGRAMI I VIZITAVE

Agjentët mund të ndjekin një plan të përcaktuar vizitash për operacionet për t’u bërë nëpër klientë çdo ditë.

POROSI & FATURA

Krijoni porosi, fatura dhe transferta dhe printoni me printer portativ të lidhur me bluetooth.

PAGESA & ARKËTIME

Regjistroni pagesa e arkëtime lidhur me faturat përkatëse dhe kontrolloni balancën dhe limitin e klientit.

KLIENTË & KONTAKTE

Regjistroni takime me kontakte dhe klientë. Krijoni kontakte të reja dhe kontrolloni veprimet me klientët.

PROMOVIME

Agjentët mund të regjistrojnë me nr. serial dhe foto, artikujt promocionalë që dorëzojnë tek klientët.

EKSPOZITORË

Agjentët mund të fotografojnë ekspozitorët me foto para & pas & nisin këtë dokument në sistem.

GJËNDJE MAGAZINE

Kontrolloni gjëndjen e artikujve në magazinë makine apo dhe magazina të tjera.

RAPORTE

Agjentët mund të zhbirojnë raporte të detajuara dhe analitike me grafikë dhe përmbledhje.

pse duhet të zgjidhni webFLEX

webFLEX është një program për distribucion, shitje në terren dhe parashitje. Operatorët në terren ndjekin një listë vizitash të përcaktuara për ta duke optimizuar rutet në terren, krijojnë porosi, fatura, transferta, urdhëra shitjeje, fletë dalje dhe hyrje, krijojnë kontakte të reja, ekspozitorë dhe promocione, aksesojnë raporte, oferta dhe karta klienti. webFLEX lidhet me printer portativ me bluetooth, integrohet në cloud me sistemet financiare dhe ERP dhe shoqërohet me flexBOARD, program në desktop për planifikim dhe monitorim të operacioneve në terren, dhe mCORE për raporte shitjesh në mobile.

cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë bizneset e distribucionit, shitjeve me shumicë dhe parashitjeve si distributorët e produkteve ushqimore, jo-ushqimore, produkteve farmaceutike, etj.

webFLEX - program për operacione në terren

webFLEX është program për operacionet në terren, për shitjet me shumicë, distribucionin & parashitjet për industrinë ushqimore, jo-ushqimore dhe farmaceutike.