mCORE

raporte shitjeje në mobile

pse ju duhet mCORE

mCORE është një program për raporte shitjeje në mobile për distribucionin dhe shpërndarjen në terren. Programi ndihmon ekzekutivët e bizneseve të ndjekin shitjet në mënyrë më efektive në çdo kohë, vend dhe përmes telefonave të tyre celularë. Përmes mCORE, stafi ekzekutiv kanë më shumë mundësi të kontrollojnë biznesin e tyre dhe performancën e shitjeve në kohë reale.

merrni raporte të detajuara shitjesh

mCORE mbledh dhe raporton të dhëna mbi performancën e shitjeve që përndryshe humbet. Ndërsa programet financiare mbledhin të dhëna finale mbi shitjet, mCORE i kushton vëmendje detajeve të cilat mund të aksesohen në mënyrë direkte nga celulari.

analizoni performancën e shitjeve

mCORE krijon një pamje konkrete dhe të plotë sesi biznesi performon nga celulari. Aplikacioni akseson të dhëna mbi performancën e shitjeve, analizon dhe i krahason ato dhe krijon menjëherë raporte, grafikë dhe tabela.

bëhuni të parët në biznesin tuaj

mCORE është një zgjidhje perfekte për ekzekutivët e bizneseve në mënyrë që ata të ndjekin performancën e biznesit të tyre kudo ku janë dhe kurdo. Ekzekutivët e bizneseve mund të ndjekin performancën e shitjeve bazuar në zonë, operator shitjeje, kategori dhe kohë. Aplikacioni u kursen atyre kohë dhe u jep të gjithë informacionin për të cilin ata kanë nevojë për të drejtuar një biznes të suksesshëm.

agsdix-fas fa-users

SHITJE PËR AGJENT

Kontrolloni shitjet e biznesit tuaj nga celulari çdo ditë. Monitoroni performancën e stafit shitës.

agsdix-fas fa-stopwatch

PERIUDHA KOHORE

Krahasoni shitjet në periudha të ndryshme kohore dhe zbuloni orët e fluksit dhe ato me më pak shitje.

agsdix-fas fa-shopping-basket

SHITJE PËR DYQAN

Monitoroni performancën e të gjitha pikave, dyqaneve, marketeve, supermarketeve në rrjetin tuaj.

agsdix-fas fa-chart-pie

SHITJE PËR KATEGORI

Monitoroni performancën e shitjeve bazuar në kategori artikujsh. Zbuloni produktet më të shitura.

pse duhet të zgjidhni mCORE

mCORE është një program për raporte shitjeje në mobile. Programi është një aplikacion për smartphone e tableta Android dhe iOS. Ju mund ta shkarkoni si aplikacion në Google Play Store dhe iTunes App Store. mCORE raporton shitjet nga logiPOS, logiBAR apo webFLEX. Është i përshtatshëm për menaxherët apo biznesmenët të cilët duan të dinë me siguri të plotë si po performon biznesi apo kompania e tyre në çdo moment dhe çdo vend.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve, baret, restorantet, kafeteritë, bizneset e shitjeve me shumicë, apo distribucionit.

mCORE – raporte shitjeje në mobile

mCORE është një program për raporte shitjesh në mobile dhe tabletë.