planifikim operacionesh në terren
flexBOARD është një program për distribucion për planifikim dhe monitorim të operacioneve në terren. Është ndërtuar për të ndjekur, automatizuar dhe optimizuar transaksionet ditore të skuadrës së shitjes. Me flexBOARD ndiqni ecurinë e operacioneve të biznesit dhe krijoni dhe implementoni skema shitjeje dhe marketingu.
planifikoni operacionet në terren
Me flexBOARD ju mund të planifikoni vizitat e agjentëve, buxhetin, ofertat dhe promocionet, targetin dhe KPI për agjentët e klientët. Caktoni detyra, skeduloni punët e agjentëve në terren, përcaktoni targete për shitjet, shumë lehtë dhe shumë thjeshtë
monitoroni shitjet & agjentët
Me flexBOARD, ju mund të monitoroni sa janë realizuar targetet e përcaktuara për klientë, agjentë, shitje në përgjithësi. Aksesoni raporte të ndryshme që ju tregojnë me shifra, harta, grafikë, krahasime, etj. se si ka performuar biznesi në tërësi.
krijoni oferta & receta
Me flexBOARD ju mund të krijoni ose aplikoni receta të gatshme për oferta, ulje, promocione dhe t’i caktoni ato për agjentët, klientët, ditët që zgjidhni. Krijoni oferta në faturë, çmim, artikuj, sasi, zbritje për klientë, etj.
DASHBOARD
Kur hapni programin, shikoni me shifra dhe grafikë se si ka performuar biznesi.
MONITORIM AGJENTËSH
Tek moduli Agjentë gjeni itinerarin e përcaktuar për agjentët dhe se sa është përmbushur ai.
RAPORTE PËR KLIENTË
flexBOARD regjistron të dhënat & statistikat e të gjithë klientëve, përfshirë dhe vendndodhjen.
VEPRIME ME MAGAZINAT
Gjeni dhe bëni çdo veprim me magazinat si Transferta, Fletë Dalje, Urdhëra Shitjesh.
KRIJIM OFERTASH
Përdorni receta të gatshme ose krijoni receta të reja ofertash e promocionesh dhe caktojini ato.
PLANI I SHITJEVE
Vendosni targete për t’u arritur për klientë, agjentë, produkte, kategori, dhe periudha kohore.
PLANIFIKIM VIZITASH
Planifikoni vizitat që duhet të bëjnë agjentët nëpër klientë, në bazë kohe dhe frekuence.
RAPORTE
Gjeneroni çdo raport të mundshëm rreth shitjeve, agjentëve, klientëve, produkteve, kategorive, etj.
flexBOARD - planifikim operacionesh në terren
flexBOARD është aplikacion në desktop për planifikim dhe monitorim të operacioneve në terren, për bizneset e shitjeve me shumicë, distribucion, para-shitje.