program android për bare & restorante

webBAR është versioni në mobile i programit logiBAR për marrjen e porosive dhe printimin e faturave direkt nga një smarfon android. Çdo kamarier pajiset me një smartfon android për të marrë porositë direkt nga tavolina duke shkurtuar ndjeshëm kohën e pritjes për klientët, dhe optimizuar shërbimin, sidomos për bar-restorantet e mëdha.

merrni porosi në mobile

webBAR është një program i ndërtuar për çdo lloj biznesi bari apo restoranti, i madh apo i vogël. Optimizon procesin e marrjes së porosive, në mënyrë që shumë kamarierë të mund të regjistrojnë porositë në të njëjtën kohë, pa qenë nevoja të mbajnë shënime apo memorizojnë porositë.

bar, restorant & tavolina

Kamarierët mund të aksesojnë barin dhe restorantin më vete kur krijojnë porositë, duke zgjedhur të bëjnë një faturë për barin apo për restorantin. Gjithashtu kamarierët mund të zgjedhin tavolinën apo ta ndërrojnë atë, të shikojnë faturat e mëparshme, të shtojnë specifika si dhe të kërkojnë artikujt me fushë kërkimi.

mbyllje turni & raport xhiro

Kamarierët mund të mbyllin turnin direkt nga celulari, si dhe të shikojnë xhiron që kanë bërë gjatë ditës së punës.

KONFIGURIM PËRDORUESI

webBAR konfigurohet me përdorues unikë dhe fjalëkalim për gjithsecilin, dhe mund të çaktivizohet nga larg.

POROSI NGA CELULARI

webBAR është aplikacion në android, që lejojnë kamarierët të marrin porositë direkt nga celulari.

FATURIM NË TAVOLINA

Kamarierët mund të zgjedhin numrin e tavolinës dhe të regjistrojnë faturat në tavolinën e përzgjedhur.

TRANSFERIM TAVOLINE

Kamarierët mund të transferojnë faturat e një tavoline në një tavolinë tjetër, në rast se klientët lëvizin.

BAR & RESTORANT

Programi mund të ndahet me zonë bari dhe restoranti, për të gjeneruar fatura për të dy zonat.

KATEGORI & KËRKIM

Kamarierët mund të zhbirojnë listën e artikujve sipas kategorive ose të kërkojnë me kërkimin e zgjuar.

SPECIFIKA

Ju mund të shtoni specifika apo detaje shtesë rreth porosisë së dhën nga klientët, direkt në faturë.

XHIRO & MBYLLJE TURNI

Kamarierët mund të kontrollojnë xhiron ditore nga celulari si dhe të bëjnë mbylljen e turnit.

pse duhet të zgjidhni webBAR

Programi webBAR është aplikacion që funksionon në çdo smartfone android. Merrni porosi në mobile dhe printoni faturën nga tavolina. Programi përdoret së bashku me logiBAR për të menaxhuar baret, restorantet apo kafeteritë nga celulari. Ju mund të merrni porositë dhe të regjistroni faturat direkt nga tavolinat, duke përshpejtuar veprimet në bare, restorante, apo kafeteri. Programi mund të aksesohet përmes të dhënave të përdoruesit dhe fjalëkalimit të krijuara nga logical.

cilët janë klientët tanë?

webBAR dhe logiBAR përdoren nga baret, restorantet, kafeteritë, piceritë, etj, dhe janë zgjedhja primare e disa prej zinxhirëve e bar-kafeve më të gjera dhe frekuentuara në vend.

webBAR - program android për bare e restorante

webBAR është program android për marrjen e porosive dhe printimin e faturave direkt nga tavolinat, në bare, restorante, kafene e rrjete të këtij tipi.