mCORE

raporte shitjeje në mobile

pse ju duhet mCORE

mCORE është një aplikacion për raporte shitjeje në mobile për baret, restorantet, kafenetë dhe zinxhirët e rrjetet e këtij tipi. Programi ndihmon ekzekutivët e bizneseve të ndjekin shitjet në mënyrë më efektive në çdo kohë, vend dhe përmes telefonave të tyre celularë.

merrni raporte të detajuara shitjesh

mCORE mbledh dhe raporton të dhëna mbi performancën e shitjeve që përndryshe humbet. Ndërsa programet financiare mbledhin të dhëna finale mbi shitjet, mCORE i kushton vëmendje detajeve të cilat mund të aksesohen në mënyrë direkte nga celulari.

analizoni performancën e shitjeve

mCORE krijon një pamje konkrete dhe të plotë sesi biznesi performon nga celulari. Aplikacioni akseson të dhëna mbi performancën e shitjeve, analizon dhe i krahason ato dhe krijon menjëherë raporte, grafikë dhe tabela.

bëhuni të parët në biznesin tuaj

mCORE është një zgjidhje perfekte për ekzekutivët e bizneseve në mënyrë që ata të ndjekin performancën e biznesit të tyre kudo ku janë dhe kurdo. Ekzekutivët e bizneseve mund të ndjekin performancën e shitjeve bazuar në zonë, operator shitjeje, kategori dhe kohë. Aplikacioni u kursen atyre kohë dhe u jep të gjithë informacionin për të cilin ata kanë nevojë për të drejtuar një biznes të suksesshëm.

agsdix-fas fa-users

SHITJE PËR AGJENT

Kontrolloni shitjet e biznesit tuaj nga celulari çdo ditë. Monitoroni performancën e stafit shitës.

agsdix-fas fa-stopwatch

PERIUDHA KOHORE

Krahasoni shitjet në periudha të ndryshme kohore dhe zbuloni orët e fluksit dhe ato me më pak shitje.

agsdix-fas fa-shopping-basket

SHITJE PËR DYQAN

Monitoroni performancën e të gjitha pikave, dyqaneve, marketeve, supermarketeve në rrjetin tuaj.

agsdix-fas fa-chart-pie

SHITJE PËR KATEGORI

Monitoroni performancën e shitjeve bazuar në kategori artikujsh. Zbuloni produktet më të shitura.

pse duhet të zgjidhni mCORE

mCORE është një aplikacion për raporte shitjeje në mobile. Programi është një aplikacion për smartphone e tableta Android dhe iOS. Ju mund ta shkarkoni si aplikacion në Google Play Store dhe iTunes App Store. mCORE raporton shitjet nga logiBAR. Është i përshtatshëm për menaxherët apo biznesmenët të cilët duan të dinë me siguri të plotë si po performon biznesi apo kompania e tyre në çdo moment dhe çdo vend.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve, baret, restorantet, kafeteritë, bizneset e shitjeve me shumicë, apo distribucionit.

mCORE – raporte shitjeje në mobile

mCORE është një program për raporte shitjesh në mobile dhe tabletë.