program për CRM, marketing & raportim

logiMARK është një program për marketing dhe CRM për markete, dyqane, bare, restorante, kafene dhe zinxhirë të këtij lloji. Me logiMARK ju mund të aplikoni skema shitjeje dhe marketingu si bundle packs, voucher, kupona, etj. Këto skema mund t’i aplikoni për një ose disa dyqane, një apo disa rajone, zona, qytete të biznesit tuaj.

krijo e apliko receta

Me logiMARK ju mund të aksesoni receta të gatshme për të aplikuar zbritje, happy hour dhe voucher, ose mund të krijoni vetë receta në pak hapa, ku nëse plotësohen disa kushte për blerjen, ofrohet ulje apo ofertë sipas specifikimeve të dhëna nga ju.

rrisni besnikërinë e konsumatorëve

Rrisni besnikërinë konsumatore përmes CRM, moduli i menaxhimit të kartelave të klientëve. Ju mund të jepni karta besnikërie klientëve, t’i shpërbleni me sistem pikësh, dhe të aksesoni në program blerjet që ata kanë bërë me të dhëna e statistika.

monitoroni e raportoni

Me logiMARK mund edhe të gjeneroni raporte për klientët dhe shitjet, si frekuenca e klientëve, voucher status, receta vs shitje dhe shitje sipas recetave. Me më shumë informacion rreth suksesit të recetave, ju mund të merrni vendime për oferta të reja.

RECETA TË GATSHME

Krijoni recetë duke përdorur
formate të gatshme për oferta për
artikull, faturë apo klient.

BUNDLE PACK

Shisni paketa me kombinime artikujsh nga kategori të ndryshme me një çmim preferencial.

HAPPY HOUR

Përcaktoni çmim Happy Hour për ditë e orë të caktuara për artikull, kategori apo klientë.

CRM & KARTË BESNIKËRIE

Karta besnikërie dhe sistem shpërblimi me pikë; mbledhje të dhënash e statistikash mbi klientët.

ZBRITJE & VOUCHER

Krijoni zbritje apo voucher në artikuj, kategori apo faturë për të shpërblyer klientët.

BLI NË X PËRFITO NË Y

Skema shpërblimi ku nëse klienti ble në kategorinë x, ai përfiton dhuratë apo zbritje në kategorinë y.

KATALOGË

Krijoni katalogë me çmime preferenciale për një listë artikujsh, për një periudhë të caktuar.

EVENTE SPECIALE

Shpërbleni klientët duke i ofruar
zbritje në faturë për evente të
veçanta si për shembull ditëlindje.

pse duhet të zgjidhni logiMARK

logiMARK është një program për shitjet dhe Customer Relations Management (CRM) ose thjesht menaxhimin e klientëve. Ju mund të krijoni fushata dhe promocione marketingu për të rritur besnikërinë dhe frekuencën konsumatore. Programi ju ndihmon të krijoni fushata shpërblyese, të personalizuara (ditëlindje, festa, përvjetorë). Mund të krijoni skema shitjesh dhe promocionesh të ndryshme dhe implementoni ato në të gjithë rrjetet e dyqaneve me pakicë, marketeve, bareve, kafeve dhe restoranteve që ju dispononi. Mund të krijoni ulje, kupona, voucher-a, etj. Me logiMARK marketingu është i zgjidhur në biznesin tuaj.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve, baret, restorantet, kafeteritë, piceritë, etj. logiMARK është i përshtatshëm për dyqane të vogla apo rrjete.

logiMARK –program për CRM, marketing & raportim

logiMARK është program për shitje dhe CRM për të gjithë bizneset e shitjeve me pakicë.