logiCORE

program për raporte shitjeje

pse ju duhet logiCORE

logiCORE është program për raporte shitjeje për baret, restorantet, kafenetë. Programi ndihmon stafin e shitjes dhe marketingut të ndjekin shitjet në mënyrë më efektive dhe të marrin vendime logjike bazuar në shifra. Përmes logiCORE, logical i jep mundësi bizneseve të jenë të suksesshme dhe të rriten më tej.

merrni të dhëna të detajuara mbi shitjet

logiCORE mbledh dhe raporton të dhëna mbi performancën e shitjeve të cilat zakonisht humbasin. Ndërsa programet financiare mbledhin vetëm të dhënat finale mbi shitjet, logiCORE i kushton vëmendje detajeve. logiCORE i përgjigjet pyetjeve si çfarë, ku, kur, dhe kush, të cilat nuk mund të përgjigjen nga programet ERP dhe programet financiare.

analizoni performancën e shitjeve

Me logiCORE ju mund të krijoni raporte dhe të analizoni ato raporte. logiCORE analizon dhe krahason të dhëna mbi performancën e shitjeve për ju. Programi krijon grafikë dhe tabela në çast dhe krijon një pamje të plotë mbi aspekte të ndryshme të biznesit tuaj.

merrni vendime inteligjente për biznesin

logiCORE ju jep mjetet për të cilat ju keni nevojë për të kuptuar biznesin tuaj, për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon dhe për të marrë vendime të zgjuara për biznesin. Programi ndihmon menaxherët të optimizojnë burimet, rrisin shitjet, implementojnë praktika optimale pune dhe të rrisin biznesin e tyre në mënyrë të suksesshme.

agsdix-fas fa-chart-pie

RAPORTE KRAHASUESE

Krahasoni shitjet sipas kategorive, artikujve, dyqaneve, klientëve, agjentëve, apo periudhave kohore.

agsdix-fas fa-clipboard-list

SHITJE TË DETAJUARA

Gjeneroni raporte të detajuara të shitjeve mbi xhirot totale, faturat, faturat e anulluara, etj.

agsdix-fas fa-eye

MONITORIM SHITJESH

Zbuloni me detaje ecurinë e biznesit tuaj. logiCORE është zgjidhja më e plotë për raportet e shitjeve.

agsdix-fas fa-chart-area

GRAFIKË E TABELA

Gjeneron grafikë dhe tabela, të cilat japin një pamje të detajuar rreth ecurisë së biznesit tuaj.

Pse duhet të zgjidhni logiCORE

 

logiCORE është një program për raporte shitjeje për bizneset e shitjes me pakicë si bare, restorante, kafene, zinxhirë e rrjete të këtij tipi. logiCORE mundëson krijimin e raporteve dhe analizave të detajuara, si dhe grafikëve për të krahasuar shitjet në mënyrë të lehtë. Integrohet me logiBAR, programin e menaxhimit të barit. Gjithashtu logical mundëson edhe versionin në mobile mCORE në mënyrë që menaxherët të mos humbasin mundësinë të kontrollojnë performancën e biznesit të tyre në çdo moment apo vend.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë rrjetet apo zinxhirët e dyqaneve me pakicë, marketeve, supermarketeve, bareve, restoranteve, kafeterive, etj. logiCORE mundëson kontrollin e performancës së biznesit në çdo moment

logiCORE – program për raporte shitjeje

logiCORE është një program për rrjetet dhe zinxhirët e shitjeve me pakicë.