program për barin & restorantin

logiBAR është program POS i përshtatur për bare, restorante, kafeteri, piceri, apo vetë-shërbim, sipas llojit të biznesit tuaj. Konfigurohet me tavolina, me menu bundle pack dhe është i përshtatur për pagesa me kesh, karta, valutë, pikë. Integrohet në cloud me sistemet financiare dhe ERP që e bën të përshtatshëm për rrjetet e bareve apo restoranteve.

integrim me cloud dhe sistemet financiare

Programi mund të lidhet me sistemet qëndrore financiare dhe integron transaksione nga çdo bar apo restorant me sistemin qëndror në kohë reale. Menaxhimi mund të kontrollojë dyqane të ndryshme nga zona të ndryshme.

integrim me pajisje moderne POS

logiBAR operon me çdo pajisje me touch screen, qoftë kompjuter POS apo tabletë Programi integrohet me të gjithë pajisjet moderne, duke përfshirë kasat fiskale, video regjistrues dixhitalë, etj; gjeneron kod wifi së bashku me faturën.

CRM, marketing & raportim

Ka funksione marketingu dhe CRM-je të krijuara për të rritur frekuencën dhe besnikërinë konsumatore. Disa nga funksionet janë sistemi i shpërblimit me pikë, voucher, kupona, bundle packs, happy hour, etj. Gjithashtu ju mund të gjeneroni raporte shitjesh.

PËRDORUES

Konfiguro të drejtat në program si kamarier ose supervizor me funksione të ndryshme.

METODA PAGESE

Metoda pagese me para në dorë, kartë ose mënyrë mikse. Mundësi zgjedhje valute.

TAVOLINA

Mund të konfigurohet me tavolina. Zgjidhni tavolinën dhe shtoni fatura për të.

KUPONA & VOUCHER

Aplikoni ulje me kupon, voucher, zbritje fature për të rritur shitjet.

KARTA BESNIKËRIE

Shpërbleni klientët me sistem pikësh përmes kartave të besnikërisë.

BUNDLE PACKS

Kombinoni artikuj nga kategori të ndryshme në paketa me çmime preferenciale.

HAPPY HOUR

Aplikoni ulje në çmim për artikuj e kategori për orë të caktuara.

RAPORTE SHITJESH

Gjeneroni raporte shitjesh për artikuj, kategori, klientë, staf, orë, datë, metoda pagese.

logiBAR - program për barin & restorantin

logiBAR është një program POS për bare, restorante, kafene e rrjete të këtij tipi, për menaxhimin e shitjeve.