bar & restorant

programe për bar, restorant, kafene, rrjet lokalesh

logiBAR

program për bar dhe restorant

 

logiBAR është program për bar, restorant, kafene apo rrjete lokalesh me shumë pika. Programi është i integruar në cloud me sistemet financiare dhe ERP. Me logiBAR konfiguroni programin me tavolina po klientë, bëni pagesa me kartë, kesh, euro & lekë, ndani artikujt në kategori. Është i përshtatur për bare, restorante dhe vetë-shërbim me menu bundle packs, happy hour, voucher, kupona, ulje dhe skema shitjesh.

webBAR

aplikacion android për bar & restorant

 

webBAR është një aplikacion Android për të marrë porositë në bare dhe restorante. Ai funksionon me çdo smartfon në android dhe është i lehtë për t’u përdor. Shumë kamarierë mund të marrin porositë nga tavolina dhe të printojnë faturat direkt nga celulari njëkohësisht. Me webBAR ju mund të menaxhoni fluksin shumë lehtë dhe t’i lini klientët të kënaqur me cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit.

logiMARK

program për bar & restorant për marketing dhe CRM

logiMARK është një zgjidhje marketingu dhe CRM-je për baret dhe restorantet. Me logiMARK ju mund të krijoni menu bundle packs për fast-food, vetëshërbim, restorante, bare si dhe skema të tjera shitjeje dhe promocioni si happy hour, voucher, kupona, ulje në faturë apo për produkt. Ju mund të zgjidhni nga skemat e gatshme ose të krijoni skema të reja dhe t’i dërgoni ato menjëherë në pikat e bareve, kafeneve, etj.

logiCORE

program për bar & restorant për raporte shitjeje

logiCORE është një mjet raportimi për baret dhe restorantet. Programi ndihmon stafin e shitjes dhe marketingut të ndjekin shitjet në mënyrë më efektive dhe të marrin vendime logjike bazuar në shifra. Përmes logiCORE, logical i jep mundësi bizneseve të jenë të suksesshëm dhe të rriten më tej. Ju mund të shikoni performancën e stafit, produkteve, skemave të shitjes, ditëve të javës dhe orëve të ditës.

mCORE

aplikacion në android dhe iOS për raporte shitjeje

mCORE është një aplikacion raportimi për baret dhe restorantet. Programi ndihmon ekzekutivët e bizneseve të ndjekin shitjet në mënyrë më efektive në çdo kohë, vend dhe përmes telefonave të tyre celularë. Përmes mCORE, stafi ekzekutiv kanë më shumë mundësi të kontrollojnë biznesin e tyre dhe performancën e shitjeve në kohë reale.