program android për bare & restorante
webBAR është versioni në mobile i programit logiBAR për marrjen e porosive dhe printimin e faturave direkt nga një smarfon android. Çdo kamarier pajiset me një smartfon android për të marrë porositë direkt nga tavolina duke shkurtuar ndjeshëm kohën e pritjes për klientët, dhe optimizuar shërbimin, sidomos për bar-restorantet e mëdha.
merrni porosi në mobile
webBAR është një program i ndërtuar për çdo lloj biznesi bari apo restoranti, i madh apo i vogël. Optimizon procesin e marrjes së porosive, në mënyrë që shumë kamarierë të mund të regjistrojnë porositë në të njëjtën kohë, pa qenë nevoja të mbajnë shënime apo memorizojnë porositë.
bar, restorant & tavolina
Kamarierët mund të aksesojnë barin dhe restorantin më vete kur krijojnë porositë, duke zgjedhur të bëjnë një faturë për barin apo për restorantin. Gjithashtu kamarierët mund të zgjedhin tavolinën apo ta ndërrojnë atë, të shikojnë faturat e mëparshme, të shtojnë specifika si dhe të kërkojnë artikujt me fushë kërkimi.
mbyllje turni & raport xhiro
Kamarierët mund të mbyllin turnin direkt nga celulari, si dhe të shikojnë xhiron që kanë bërë gjatë ditës së punës.
PËRDORUES
Përdorues unikë për pajisje që mund të liçensohen ose çaktivizohen nga larg.
POROSI NGA CELULARI
webBAR është aplikacion në android, që lejon kamarierët të marrin porositë direkt nga celulari.
FATURIM NË TAVOLINA
Konfigurim me tavolina ku mund të zgjidhni tavolinën dhe shtoni fatura në të.
TRANSFERIM TAVOLINE
Transferoni një ose të gjithë faturat e tavolinës nga një tavolinë në një tavolinë tjetër.
BAR & RESTORANT
Programi mund të ndahet me zonë bari dhe restoranti, për të gjeneruar fatura për të dy zonat.
KATEGORI & KËRKIM
Zhbironi listën e artikujve sipas kategorive ose kërkoni me kërkimin e zgjuar.
SPECIFIKA
Ju mund të shtoni specifika apo detaje shtesë rreth porosisë së dhënë, direkt në faturë.
XHIRO & MBYLLJE TURNI
Kamarierët mund të kontrollojnë xhiron ditore nga celulari si dhe të bëjnë mbylljen e turnit.
webBAR - program android për bare e restorante
webBAR është program android për marrjen e porosive dhe printimin e faturave direkt nga tavolinat, në bare, restorante, kafene e rrjete të këtij tipi.