Aplikacion për pagesa

flexpay është aplikacion financiar për kryerje pagesash për bar kafe restorant, për operacionet në terren, dhe çfarëdo transaktioni midis një biznesi dhe klientëve. Klientët mund të paguajnë faturat me aplikacionet e tyre bankare, duke skanuar një kod QR të gjeneruar nga flexpay për faturën. Me flexpay bizneset shmangin pagesat me para në dorë dhe mundësojnë pagesën e faturave me smartfon për klientët.

aplikacion për pagesa faturash

Me flexpay krijoni kod QR duke vendosur numrin e faturës dhe vlerën për t’u paguar, dhe gjeneroni një kod QR. Klienti skanon kodin me aplikacionin e tij bankar për të paguar faturën dhe transferuar paratë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.

siguri dhe prakticitet

Me flexpay lidheni përmes një verifikimi të dyfishtë me fjalëkalim dhe me kod OTP i cili çohet në adresën tuaj të emailit në çdo lidhje. Pagesa është e lehtë për t’u bërë dhe praktike, dhe mbi të gjitha, e sigurtë.

arkivë pagesash & raporte

flexpay ruan një arkivë të pagesave dhe ju mund të gjeneroni raporte për pagesat ditore dhe orare. Me raportet e aktiviteve ditore dhe orare ju mund të shikoni vlerat e pagesave të kryera me grafikë që tregojnë dhe trendet ditore dhe orare.

lidhje me bankën

flexpay lidhet me llogarinë tuaj bankare duke
mundësuar pagesat e faturave me aplikacion.

lidhje e sigurtë

Lidhja me flexpay është e sigurtë. Veç fjalëkalimit
ju plotësoni dhe një kod që ju vjen në email.

pagesë faturash me kod QR

Klientët skanojnë një kod QR të gjeneruar
për një faturë për ta paguar atë.

historiku i pagesave

Transaksionet e kryera ruhen në aplikacion,
dhe ju mund të aksesoni një historik të tyre.

aktivitete ditore

Ju mund të gjeneroni raporte dhe grafikë për
aktivitetin ditor për 7, 14, 21, 30 ditë dhe në total.

aktivitet orar

Ju mund të gjeneroni raporte dhe grafikë për të
parë aktivitetin orar për çdo datë në kalendar.