program për pikat e bar-restoranteve

Program për menaxhimin e shitjeve, faturave dhe magazinës për baret, restorantet, piceritë, kafenetë, pastiçeritë, fast-foodet dhe bizneset e tjera të këtij tipi. ePoint bar restorant është i përshtatshëm për bar-restorantet me një pikë të vetme.

Lehtësoni procesin e porosive

Menaxhoni lehtë krijimin e porosive dhe faturave në bare, restorante, kafene, etj. Plotësoni faturat me specifika dhe printojini në repartet specifike.

Menaxhoni artikuj e magazina

Artikujt pasqyrohen me përshkrime, çmime, çmime preferenciale. Kontrolloni gjëndjen e artikujve në magazina.

Regjistroni klientë e furnitorë

Programi identifikon klientët me kartë dhe ruan të dhënat e furnitorëve. Ju mund të aksesoni statistika për secilin prej tyre.

KAMARIER

Çdo kamarier ka përdoruesin e vetë me fjalëkalimin e tij. Regjistrohet prezenca dhe statistika të tjera.

KLIENTËT

Identifikoni klientët me kartë dhe krijoni çmime preferenciale dhe ulje për kategori klientësh.

FURNITORËT

Regjistroni furnitorët dhe ruani gjëndjen e artikujve të tyre; aksesoni statistika faturash dhe pagesa.

MAGAZINA

Shikoni gjëndjen e artikujve dhe rregullojeni atë me inventar faktik; gjeneroni fletë hyrje dhe dalje.

ARTIKUJT

Regjistroni artikujt me kod, çmim, gjëndje në magazinë, kategori dhe shikoni veprimet me to.

FATURA

Plotësoni faturat me specifika, përmbledhje, zbritje, zëra në repartet e prodhimit. Bëni kthime.

TAVOLINA

Konfigurohet me zona dhe tavolina. Kamarierët mund të transferohen nga një tavolinë në tjetrën.

RAPORTE SHITJESH

Raporte për shitjet, klientët, furnitorët, stafin, xhiro, shitje ditore dhe rendiment prodhimi.

epoint - program për pikat e bar-restoranteve

epoint është një program POS për bare, restorante, kafene e rrjete të këtij tipi, për pikat e shitjeve teke.