Program për rezervime dhe check-in check-out për hotelet

by | Aug 7, 2020 | shërbime të reja

Nëse keni një hotel, dhe nuk keni një program për të automatizuar procesin e rezervimeve dhe check-in, check-out, çfarë po prisni? logical sjell tek ju ePoint hoteleri, programin më të sofistikuar për regjistrimin e klientëve, përpilimin dhe printimin e faturave, kryerjen e parapagesave dhe pagesave, regjistrimin e shërbimeve të ndryshme dhe shumë më tepër. 

Rezervimet apo booking!

Ju mund të bëni rezervimet për individë apo grupe dhe të përcaktoni llojet e dhomave. Kontrolloni rezervimet me numër konfirmimi, dhe printoni rezervimet nga sistemi. Në sistem dalin dhomat që janë të zëna dhe dhomat e lira në format të lehtë për t’u përdorur.

Check-in dhe Check-out

Ju mund të regjistroni klientët kur ata paraqiten për check-in dhe të bëni check-out në sistem për të liruar dhomën sërish. Mund të shtoni persona nëse paraqiten persona plus, mund të përcaktoni shërbime si pastrimi, etj. Check-in dhe check-out është mjaft i lehtë për t’u përdorur me ePoint hoteleri.

Faturat dhe pagesat

Ju mund të evidentoni balancën aktive dhe balancën e mbyllur të klientit dhe krijoni dhe printoni fatura tatimore për individë ose grupe. Regjistroni pagesat dhe arkëtimet me monedha të ndryshme. Bëni mbylljen e balancës së klientit dhe bëni mbylljen e veprimeve ditore nga turni i natës.

Pse ju duhet ePoint hoteleri?

Sepse është sistemi më i sofistikuar për booking, check-in dhe check-out i cili do t’ju lehtësojë punën në hotelet tuaja dhe shkurtojë orët e tepërta së kontrolluari rezervimet, dhomat e lira, faturat dhe pagesat. Automatizimi nuk është e ardhmja: është e tashmja! Kontaktoni një menaxher shitjeje për më shumë informacion rreth ePoint hoteleri.