#TiJeHero

by | Apr 24, 2020 | Lajme

Në kushtet e pandemisë, ndërsa shumë prej nesh mund të punojnë nga shtëpia, të tjerët, ata njerëz të cilët ofrojnë shërbime esenciale për të gjithë ne, janë të detyruar të dalin nga shtëpia. Në këto kushte këta punonjës esencialë për të gjithë ne, vënë veten në rrezik për të kontraktuar veten dhe familjarët e tyre me pandeminë. Për këtë arsye logical mendoi të bënte një gjest simbolik në formë falenderimi dhe krenarie për një pjesë të këtyre punonjësve esencialë, të cilët janë operatorët në terren të klientëve tanë të distribucionit.

Përmes aplikacionit webFLEX që ata përdorin çdo ditë për të bërë fatura, porosi, vizituar dyqanet e pakicës dhe magazinat, farmacitë dhe mjekët, bërë transferta dhe pagesa, vendosëm t’u kujtojmë atyre se ata janë heronjtë e vërtetë.

Në versionin aktual të aplikacionit webFLEX, kemi vendosur #TiJeHero për t’i falenderuar ata. Komentet nga klientët tanë ishin mjaft pozitive, por ky është një gjest pa kosto për ata të cilët po sakrifikojnë shëndetin e tyre që ekonomia e vendit tonë të vazhdojë, që të gjithë ne të vazhdojmë të furnizohemi me ushqime, ilaçe dhe produktet esenciale. Në kohë të vështira si këto, kujtohemi të gjithë se sa të rëndësishëm janë një pjesë esenciale e shoqërisë sonë, që ndoshta e harrojmë në kushte normale.

Falenderojmë të gjithë punonjësit e marketeve, magazinave, operatorët në terren, farmacistët, e shumë më shumë prej punonjësve, klientëve tanë për punën e tyre çdo ditë.