
program për hoteleri
Program për hoteleri për të menaxhuar lehtë dhe në mënyrë të automatizuar dhe optimizuar proceset e rezervimit dhe check-in dhe check-out. Menaxhoni regjistrimin e klientëve, përpilimin dhe printimin e faturave, kryerjen e parapagesave dhe pagesave, regjistrimin e shërbimeve të ndryshme.
lehtësoni procesin e rezervimit
ePoint hoteleri është program për hotel që mundëson regjistrimin e rezervimeve e dhomave. Kontrolloni cilat dhoma janë të lira ose jo. Menaxhoni lehtë check-in, check-out, pastrimin dhe mirëmbajtjen.
menaxhoni lehtë pagesat dhe faturat
Program hotelerie për të kontrolluar lehtë rezervimet, parapagesat, pagesat dhe faturat e krijuara. Menaxhoni pagesa të ndryshme sipas shërbimeve të ndryshme. Menaxhoni pagesa me monedha të ndryshme.
menaxhoni objektet dhe shërbimet
Kategorizoni objektet dhe shërbimet. Lehtësoni procesin e rezervimit për lloje klientësh qofshin ata individë apo grupe. Kontrolloni lehtë dhomat dhe mirëmbajtjen.
Rezervime / Booking
Rezervoni dhomë specifike ose tip dhome për individë, grupe, apo kompani. Regjistroni rezervuesit si pagues apo parapagues me çmimet të cilat mund të ndryshohen më vonë dhe zbritje në përqindje dhe në vlerë. Kontrolloni rezervimet me numër konfirmimi, dhe printoni rezervimet nga sistemi.
Check-in / Check-out
Regjistroni klientët kur ato paraqiten në hotel me numër personash plus dhe ditë qëndrimi dhe bëni check-out në ditën e largimit. Regjistroni shërbimet e përfituara si mirëmbajtje dhe pastrim dhe gjëndjen e dhomave si jashtë pune. Transferoni dhoma në raste specifike.
Objektet / Shërbimet
Kategorizoni objektet e shërbimit me planimetri si ambiente, kate, dhoma, tavolina, salla. Kategorizoni shërbimet sipas parapaguesve dhe paguesve. Kategorizoni çmimet sipas kategorive të klientëve me lista çmimesh dhe oferta sezonale. Regjistroni shërbime me monedha të ndryshme.
Faturat / Pagesat
Evidentoni balancën aktive dhe balancën e mbyllur të klientit. Krijoni dhe printoni fatura tatimore për individë ose grupe. Regjistroni pagesat dhe arkëtimet me monedha të ndryshme. Bëni mbylljen e balancës së klientit dhe bëni mbylljen e veprimeve ditore nga turni i natës.
Raporte / Statistika
Gjeneroni raporte dhe statistika për rezervimet, prezencat, mirëmbajtjen dhe pastrimin, gjëndjen e objekteve, mbërritjet, largimet, pagesat dhe detyrimet. Evidentoni faturat, shërbimet e regjistruara dhe totalet e të ardhurave sipas dhomave si statistika për financën.
Konfigurime / Siguri
Ju mund të regjistroni përdoruesit në sistem dhe të përcaktoni të drejtat e gjithsecilit në mënyrë të personalizuar dhe të kategorizuar. Ambientet e punës janë specifike të ndara sipas grupeve të përcaktuara në sistem. Sistemi ofron siguri të lartë për të dhënat e regjistruara të klientëve dhe faturat.
Klientët Tanë
rreth nesh
kontakt
logical është një kompani prestigjoze programesh për biznesin që operon në Tiranë që në Tetor 2012. Kompania ofron programe për bare, restorante, markete, disbtribucion dhe logjistikë për biznese të vogla, të mëdha dhe rrjete pakice e shumice. Në 2018 logical shtoi në portofolin e saj e-point, gamën e programeve për menaxhim bari dhe hoteli.
rr. tish daija
kompleksi haxhiu
sh. 6 | kati 6 | ap. 32
1019 | tiranë | shqipëri
+355 67 20 54 128
sales@logic.al
rreth nesh
logical është një kompani programesh për biznesin që operon në Tiranë që prej Tetor 2012. Kompania ofron programe për bare, restorante, markete, distribucion dhe logjistikë për biznese të vogla, të mëdha dhe rrjete pakice e shumice. Në 2018 logical shtoi në portofolin e saj e-point, gamë programesh për bar, hotel dhe market.
kontakt
rr. tish daija
kompleksi haxhiu
sh. 6 | kati 6 | ap. 32
1019 | tiranë | shqipëri
+355 67 20 54 128
sales@logic.al